Një fjalë-Valbona Kolaveri


NJË FJALË

Po pres t’më dërgosh një fjalë,

Shtegut me gjethnajë,

Pyllit të dendur,

Mbushur me dashnorë

Ata e përzunë,

Zhurmnajën e gjinkallës

Të këtij gushti të nxehtë,

Me ofshamë

Mes puthjesh ,

Andej pemëve të larta

Ndërsa unë,

Po pres t’më dërgosh një fjalë

Kësaj vjeshte,

Që mallëngjimesh,

Ka filluar të heshtë.