Një gjethe shumë ngjyrëshe-Vilson Mersinllari


NJË GJETHE SHUMË NGJYRËSHE

—————————

Një gjethe shumë ngjyrëshe,nga pema u këput

nga një erë e lehtë,që frynte me ngadalë

mbi flokët e një vajze,qëndroi dhe u fut

mbi flokët e saj kacurrela,tundej valë,valë.

Vajza ngriti kokën lart,nga pema shikoi

pema kishte hedhur mbi kokë,vellon me ngjyra

imazhin e bukur të pemës,vajza pikturoi

ne atë ditë Vjeshte,që ja kishte dhënë natyra.

E mori gjethen nga koka,me duar e lëmoi

bashkë me të,dhe disa gjethe të tjera

pas kraharorit të saj,gjethet i shtërngoi

në pemë shikonte gjethet,kur i rrëzonte era.

Ndoshta diçka,në ato momente ëndërronte

që gjethet shumë ngjyrshe,ti bënte kurorë

vallë Djalit të ëndërrave,që ajo dashuronte

t’ja conte sa më parë,t’ja jepte në dorë.