Një gotë dëshirë-Fatmir R Gjata


Fatmir R Gjata

Po si të marr në gji njëherë,

e të përkund

Përmbi një valë e lumturuar,

nën qiell pa fund

E lart të ngre vetëm me duar,

të them; o Zot

Shikoje pak ëngjëlli tim,

të qaj me lot.

Po si të puth në buzë njëherë,

të kuqe gjak

Ndoshta do mbetem hi i tërë,

do digjem flakë

Aty mbi trupin tënd të nderë,

krejt i shpërndarë

Do bëhem një shkëndijë e tërë,

do bëhem zjarr.

E mbase do rilind papritur,

një zog në erë

Thonë se kështu është dashuria,

mjaltë edhe vrerë

Ndaj mbush një grusht edhe t’a jap,

ndaj mbush një gotë

T’a pimë të dy me fund, të etur,

të mbetet plotë.