Një gotë gëzim ju lutem!!!Eralda Cuko


Një gotë me gëzim ju lutem,

kamarierit t’më servir i kërkova…

Veç bëj kujdes kur t’ma sjellësh,

gota mos të të bjerë nga dora!…

Një muzikë ritmike ju lutem,

ndoshta shpirtin ma gazmon!…

Ta zhduk të ethshmin trishtim,

se krejt qenien po m’pushton…

Vendos pak qetësi po munde,

e qetë këtë vetmi ta gëzoj…

Mos ndoshta më mirë për mua,

e vetme këtë gotë ta shijoj….

Një bakshish si dhuratë patjetèr,

do ta marrësh prej meje me dëshirë…

Serish nesër në këtë vend do ulem,

me të njëjtin respekt më servir!..

Një gotë me gëzim kur të vij,

nesër e dua dopjo, dyfish!..

Ta pi me fund t’shëroj shpirtin,

dhe bakshish do të marrësh serish!

Eralda Cuko

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur