1.
E griti këtë dolli më kënaqësi
Sa e shkurtër më duket nata
Ah, shumë më dolli e zgjata.
2.
Nata më shoqeroj më hënë
Ah, malli më kujtime e shuaj
E bekuar kur fillon më të zënë
Për tokën time edhe sot vuaj.
3.
Sa ferrat kanë dal në fusha
E vershojnë tokën, sikur lumi
Janë të bezdisur, si Arusha
Era ju vjen, se ju ka dalur llumi.
4.
Shtojzavalle nga miqt më ndani
Mos e trazoni natën e ardhmërin
Nji gotë për ty e ngrita Dardani
Besa edhe nji tjetër për Shqipërin.