Një gotë verë me dashuri !Afroviti Kruti


NJË GOTË VERË ME DASHURI !

Të ndrojtur të dy mbaj mënd atë ditë,

Vetëm të dy : Unë edhe ti,

Përballë ulur në një tavolinë,

Buzagaz më shikoje, e të shikoja në sy !

Një gotë në mes na ndante plot me verë,

E kuqe ajo mbushur plot e përplot,

Pije ti, pije i ndrojtur më thoshje,

Pije : Se mua para teje asgjë nuk më ngop !

E i mernim gotat plot nëpër duar,

Uronim me zëmrat të mbushura plot,

Flisnim pafund të dy të malluar,

Sikur ishim të njojtur një jetë,e një mot !

Atë ditë unë jo s’kam për ta haruar,

E shënjtë do ngelet ajo sa vetë jeta,

U ndjeva mirë kur mi more ti duart,

E skllevërit e kësaj dashurie : Mbete dhe mbeta !

24 Maj ai vit i 75 sës,

Një besë ne lidhëm bashkë, një dashuri,

E mbajtëm të pastër në zëmër : E mbajtëm !

Këte zjarr që su shua, e që lindi në atë shkëndij !

Të rrinj ishim, të dy të rrinj atëhere,

Si qëngja vraponin e qeshnin të dy,

Plot lule lëndinat ato mbushur për neve,

E si ajo lëndinë na lulëzoi ne : Kjo dashuri !

Sa shpejt me ty unë u dashurova,

Ti për mua u bëre dhe je një thesar,

Të dhashë besë, e besë ta mora,

E të dy dashurinë e kthyem në mal !

Një jetë të dy mes kësaj dashurie,

Mish e thua bërë ne pafund te pandarë,

Fëmijët, plot nipër e mbesa lumturuar,

Ata për ne drita, e si dritë neve na kane !

Ndaj le ta pimë këtë gotë mbushur me verë,

Që simbol për vite bashkimi ka ngelur,

Bashkë dimrin ne e kemi bërë pranverë,

Dhe pranverë kjo jetë ka për të na mbetur !