NJË GOTË VERË TË PIJMË

NJË GOTË VERË TË PIJMË

Një gotë verë, o shokë, me ju sonte veç dua ta pi,
Do lus hënën dhe yjet, mes jush buza të më qeshi,
Dua shpirtin ta deh, që plaga të mos më dhëmbi,
Një fjalë o njerëz, një ngrohtësi, të ndjej veten njeri.

Një gotë verë o njerëz, sonte, me ju zemra dëshiron,
Të harrojmë shqetësimet, yjet qiellit, zjarr t’i ndezim,
Gëzimi të vloj zemërat, si rreze dielli, shpirtin të na ngrohi,
Me aromë lulesh pranveror, jetën ton të dehim.

Venetike Cako Miraka

About Post Author