Një grimë dritë… Eralda Cuko


Mund të jetë një imazh i 1 person

Një grimë dritë…

Kur nata zbret me velin e saj të zi

rishtas shpërfaqet ylli që kërkon

të buzëqesh në terrin e saj .

Nis ta kundroj tërë kërshëri së

largmi në heshtjen e qiellit, tek

drita vezulluese e tij më verbon

sytë dhe befas gjumi i ëndrrave

më rrëmben sikur me magji.

Si puhizë e lehtë më përkëdhel

shpirtin sikur hëna bie të flejë

mbi detin e qetë kaltëriosh.

Në çdo shikim verbohem nga

drita e tij vezulluese që depërton

në deje sikur kënga që nata fsheh

në zë të bardhë.Mandej avitet

agimi që përpiqet të më zgjojë

dhe unë që luftoj ta mbajë yllin të

më ndrijë udhën të mos e lë shkojë

sepse errësirës i druhem.

Në pëkundjen e gjumit të

ëndrrave shoh gjithësinë që zgjuar

s’mund kurrësesi ta përfytyroj e aq

më pak ta admiroj.

Dhe kur më troket zgjimi serishmi

ëndrra më thërret:

“Kthehu ,sepse në të gjen jetë”!