Nje grusht lumturie-Arze Hasanaj 


Arze Hasanaj 

Nje grusht lumturie e pata ne duar,
Kohes te ma ruaj ia dhash hua,
Lumturi e paster nga me te sinqertat,
ne kohet e sotme s’besoj tjeter ka.

Nje grusht lumturie sa me vlere te madhe,
Sepse lumturia nuk blihet me pare.
Kohes ia dhashte ndoshta do ma ruaj,
siç ishte e paster me ate bukuri.

Nje grusht lumturie por sa e gjith bota,
kishte peshe te madhe lumturi e shpirtit.
Koha ndonjeher ndoshta do ma kthej,
s’ja dhashe per gjithmone ia dhash hua.

Nje grusht lumturie nuk munda t’a mbaj,
nuk ja fali vetes bera gabim ndoshta
Kohen do e pres qe ti mbaj premtimet,
e di ma kthen prap me nuk bej gabime.