Një gur loti le të bëhem!Ukshin Morina


Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër, duke buzëqeshur dhe syze

Le të rrekem pas vetvetes, sikur era përmbi mal,

Le të shembem mbi një det, bash si dallga mbi liman.

Do ta lë veten të digjem, në prushin e zjarrit tim,

Le të bëhem varg i shkruar, në tëndin shpirt hidhërim.

Një gurr loti le të bëhem, të mbush ujë kush vjen ndër krua,

Heshtje nate gjuha ime, dritë e hënës mbi ty rrëzuar.

Dhe me lotin ik ngarkuar, ashtu pa as edhe një fjalë,

Nëpër rrugët e pashkelura, natën puth por si e marrë.

Dhe bluja e natës u shua, në bebëzat e syve tu,

Me natën gjetheshtruar, me ty krahas verbu.

Në bjeshkët majëmprehta, në diell e stuhi,

Dhe shpirti robëruar, në timen shkreti.

I pazë tash unë i mjeri, përkrah teje i pafjalë,

Hije shpirti anës meje, troku në çast u ndal.

Dhe ashtu të dy u humbëm, aty ku s’na gjen askush,

Heshtur mbeti koha jonë, në shtegun që s’shkelëm kurrë.

Dhe ja tani vetmia ime, thuajmë qoftë edhe një fjalë,

Unë po vdes ti po jeton, mbytesh netëve me të qarë.

Mbi varr ranë ca pika loti, në shpirt ndeze një qiri,

Gjitha për mua mbetesh, mallë e shkreti ti.