Një herë te vjen,ky fat në jetë-Petro Sota


NJË HERË TE VJEN,KY FAT NË JETË
——————————

Kur më erdhe, ashtu mbrëmë,
S’po i besoja, unë syve të mi,
E gjithë shkëlqeje, si një hënë,
Se t’kishte rënë, një hijeshi.

Shpirtin tim, plot ma mbushi,
Kur të pashë, aty në ballkon,
Kurmin lastar, si hardhi rrushi,
Veç pikë mjalti, syri t’pikon.

Si bustë mermeri, por e gjallë,
Sikur të shihte, ndonjë skulptor,
S’do të arrinte, kurrë ai vallë,
Trupin tënd, të gdhente me dorë.

Atë buzëqeshje, që të dukej pak,
Nga shkëlqimi, që mbi sy të binte,
Sytë gështenjë, e kishin një shkak,
Nga gusha e bardhë, që të ndrinte.

S’po çuditesha, që kishje ardhë,
Se me atë shikim po më vrisje,
Dhe me hiret nën fustan të bardhë,
Por ndoshta ti këtë po prisje.

Të dy duart, mbaje mbështetur,
Por, prapa teje, dukej parku,
Shikimin hedhur, diku tretur,
Dhe përmbi sy, vetullat si harku.

Kështu si sot, ti qofsh përherë,
Se poezinë, po ma shkëlqeni,
Vjen si muzë dhe mua më merr,
Dhe më ngjan, si mjelmë liqeni.

Dhe ëngjëjt, në tokë të zbrisnin,
Do të shihnin, shumë të habitur,
Bukuri të tillë, ndoshta se prisnin,
Në ç’vënd kështu, ti qënke rritur.

Nga parajsa, ti ndoshta erdhe,
Dhe zoti vetë, ty të bëri femër,
Si një Evë, mbi ne ti e derdhe,
Bukurinë, që mbanë në zemër.

Por, më dukej se n’ëndërr ishja,
Dhe sytë i mbylla, me të vërtetë,
Se këtë imazh, s’doja ta prishja,
Njëherë të vjenë, ky fat në jetë.