Një hije që mbetet pas…Laureta Malaj


Një hije që mbetet pas …

S’jam më ajo që isha!

S’jam më ” unë ” si më parë!

Çdo ditë që çelte agimi,

buzëqeshja si e marrë.

Nuk jam unë më ajo,

që nuk thosha njëherë jo !

Nuk jam unë më që vrapoja,

që mblidhja lulet që doja.

Nuk jam më ajo që s’qaja,

edhe dhimbjen fort e mbaja!

Nuk jam më që shkallët ngjisja,

dhe nuk doja që t’i zbrisja.

Por tani duket qartë vet,

Si ndryshon çdo ditë kjo jetë.

Sesi vjen një ditë, s’vjen tjetër,

ndaj mos kërko dritën e vjetër.

Ajo hije që ka mbetur

është e gjallë por rri e vdekur.

Edhe fryma që frymon

dalëngadalë në fund po shkon !