Një jetë kemi-Zymer H.Haliti


NJË JETË KEMI

Rrezet e diellit pushtojnë dritarën

kudo është dritë e vapë verore

unë sodis kujdesshëm fontanën

dhe më kujton freskinë e një nate

Jeta është e bukur nëse e jetojmë

ashtu si dëshirojmë të ecën jeta…

një ditë qetë nga kjo botë shkojmë

e pas do të na mbesin fjalë e vepra.

T’i çmojmë të mirat siç e kemi fat

të mos mburremi shumë me vetën

jemi si lulja që çelë e lëshon shtat…

e gëzohemi kur presim pranverën

Lumturia nuk blehet,por fitohet…

kur veprojmë siç duhet me tjerë

fati i mirë nuk duhet të kuptohet

se është lule që çelë veq njëherë

Jetën duaje si ti e kupton,e çmon

por,jetoje… ashtu siç ti e dëshiron

mos lejo të tjerët jetën të diktojnë

çdo njeri të jetojë si e meritojmë…