Një jetë kushtuar shtetndërtimit të  Kosovës-Nga: Isak Ahmeti


Nga: Isak Ahmeti

     

I.Në vend të hyrjes

——————————-

Kohë më parë , në përvjetorin e kalimit në amshim , në organizimin e SHSH”RAMADAN MUSLIU”-Viti ,u mbajt një Akadami përkujtimore kushtuar Prof Jakup Jahirit, me ç ‘rast u bë edhe promovimi i monografisë:JAKUP JAHIRI NJË JETË KUSHTUAR SHTETNDËRTIMIT TË KOSOVËS, të autorëve Zymrije Salihu&Samet Dalipi.Ky libër monografik, i  shkruar me mjaft përkushtim dhe elegancë nga autorët në fjalë , është një kontribut   me vlerë dhe  mjaft i çmueshëm në ndriçimin e figurës së një njeriu dhe personsliteti 8 të rrallë,siç ishte Prof Jakup Jahiri ,që , pavarësisht vuajtjeve , sfidave dhe sakrificave , tërë jetën ia kushtoi shtetëndërtimit të Kosovës.,

II.NJË JETË KUSHTUAR SHTETNDËRTIMIT  TË KOSOVËS

———————

(Autorë:Zymrije Salihu&Samet Dalipi :JAKUP JAHIRI:NJË JETË KUSHTUAR SHTETNDËRTIMIT TË KOSOVES, Redaktor:Muzafer Ramiqi , Lektore:Dije Lohaj,profesoreshë dhe poete),SHB”Lena Graphic”Prishtinë,2023)

Kështu është titulluar , jo rastësisht , libri monografik i autorëve , Zymrije Salihu &Samet Dalipi, që mjaft bukur paraqet figurën e  një njeriu , një intelektuali  , një veprimtari të dëvotshëm dhe të palodhur të kauzës shqiptare nominuar me të drejtë si iluminist i kohës(Samet Dalipi).

Lbrit në fjalë i paraprin  fjala e redaktorit pastaj vjen pjesa I-JETËSHKRIMI ,ku janë dhënë shënimet biografike të kryeheroit. Aty spikasin ,te pjesa e parë , njësitë shkrimore mjaft interesante siç janë:

– Rrënjët e Jakup Jahirit,

-Biografia e Jakup Jahirit-ndër prijësit e gjeneratës,

-Familja e ngushtë e Jakup Jahirit,

-Jakupi si krijues i ri ,

-Izolimi i Jakup Jahirit dhe i 253 intelektualëve,

-Suspendimi arbitrar nga puna,

-Angazhimet politike ,

-Shkuarja e parakohshme në pension ,

-Nxitja për shkrimin e librit monumental:Dromca jete ,etj.

Ndërsa te pjesa e II-të e monografisë janë përfshirë  shkrime -homazhe ,kujtime,  rrëfime, mbresa , etj.mjaft interesante  të personaliteve dhe njerëzve  me të cilët Profi Jakup  ka pasur kontakte , komunikime, bashkëveprime,  bashkëpunime në një formë ose tjetër që reflektojnë shumë për personalitetin  dhe figurën e tij .Aty hasim copëza të bukura  për Profin Jakup Jahiri,  që një jetë ia ka kushtuar shtetndërtimit të Kosovës.Te njësia shkrimore:I DALLUAR PËR NGA MIRËSJELLJA DHE ZGJUARËSIA, janë shprehur shumë figura publike dhe autorë që kanë emër si:Murtez I.Neziri , Musa Misini , Dom Ndue Gjergji , Nijazi Halili,  Perparim Azemi , Prof.dr.Sadik Haxhiu , Samet Dalipi , Sami Arifi , Zeqir I.Hyseni ,Zymrije Salihu , etj.

Te ky libër monografik kemi ,poashtu, rrëfime dhe shkrime me vlerë për figurën e  Prof .J.Jahirit e ata janë autorët:Agim Drenica , Agim Sylejmani , Ejup Ajvazi , Fehmi Alidema ,Hafir Haxhiu  Isak Ahmeti , Jakup Berisha ,Dom Lush Gjergji ,Mahije Halili ,etj.

III.DROMCA JETE DHE MONOGRAFIA-

KËNDVËSHTRIME REALISTE PËR ILUMINISTIN E KOHËS SONË

 Te monografia :NJË JETË KUSHTUAR SHTETNDËRTIMIT TË KOSOVËS ,jo rastësisht është përmendur edhe libri :

DROMCA JETE ,  si libër monumental i autorit Jakup Jahiri. që është cilësuar,nga Samet Dalipi, si iluminist i kohës.

Unë si recenzent i dsh DROMCA JETE , i përzgjedhur jo rastësisht nga Prof. Jakup Jahiri ,e shoh  të arsyeshme të ritheksoj se jam njëri nga nxitësit dhe inkurajuesit kryesorë që atë ta botonte sa më parë dhe e përfilli këshillën dhe rekomandimin tim , ndonëse  gjatë komunikimit  më të,ai hezitonte !…

Libri:DROMCA JETE, e kam thënë efhe  te shkrimi im:SHKRIM-HOMAZH PËR PROF.JAKUP JAHIRIN, botuar në shumë media të shkruara dhe elektronike ,është dëshmi e një KOHE TË PAKOHË.Aty është paraqitur  realisht figura e njeriut , intelektualit dhe veprimtarit të dëvotshëm, Jakup Jahirit , që tërë jetën ia ka kushtuar shtetndërtimit të Kosovës tamam ashtu siç është thënë dhe argumentuar mjaft bukur edhe të libri: NJË JETË E KUSHTUAR SHTETNDËRTIMIT TË KOSOVËS të koautorëve:Zymrije Salihu&Samet Dalipi, të cilët kanë bërë një punë të bukur dhe kanë një meritë të vrçantë.