Një jetë veç kujtime !Laureta Malaj


Një jetë veç kujtime !

Kafenetë mbushur plot, me zëra të qetë ,

në qoshet e ngrohta, pensionistët janë mbledhë.

Me filxhanë të vegjël, nën avujt e kafesë,

biseda të ëmbla rrjedhin si lumi, pa stres .

Me çdo gllënjkë kafeje ,vjen një mendim ,

një kujtim i bukur ,nga një kohë që shkoi.

Cigaret nisin e shuhen nëpër tavolina ,

dhe fjalët vijnë e shkojnë ,si fllad nëpër stina.

Në çdo fjali ,një kujtim i gjallë rritet ,

një jetë e kaluar që në zemër mbetet.

Koha e tyre është thesar i madh ,

një libër i hapur në çdo faqe të bardhë.

Ata që dikur punuan me zell dhe fuqi ,

sot ngadalë ecin ,me qetësi e me dashuri .

Në sytë e tyre shkëlqen drita e një jete ,

por dhe nga ata që vuajtën nën vete .

Ata që dikur ecnin me hapa të shpejtë,

tani ndalen në çdo cep ,me buzëqeshje të lehtë.

Në çdo rrudhë ,fshihet një histori e gjatë ,

një kujtim ,një ëndërr që s’kthehen më prapë.