Një kafe pa ty-Alma Mehmeti


Një kafe pa ty

Unë e ti një kafe kurrë se pimë,

As në kafene dhe as nga dora jote,

Ç’ka brënda zemra veç ne të dy e dimë,

Veç ne të dy e dimë çfarë shpirti na donte.

Unë edhe sot kafenë vetëm e piva,

Ti qëndron i heshtur në imazhin tim,

Nuk di se ç’doja atë çast prej teje,

Një puthje të zjarrtë a një përqafim.

Kafeja mbaroi, s’më shijoi aspak,

Buzëqeshja jote tek unë nuk arriti,

Unë digjem e vetme nëpër flakë,

Me imazhin tënd që shpirtin tim grabiti…