Një këngë e mbetur në kitare
Në bllokun e kujtimeve kërkova një këngë
një tekst të vjetër që këndoja me shokët
andej bregut të detit ku rrinim deri vonë
dhe sot nostalgjia atë këngë ma kujton
Mos ndoshta ajo ngeli brenda në kitare
ku sot e harruar e mbuluar me pluhur
ndoshta dhe telat i janë këputur
ashtu si dhe shokët që më si kam parë
Koha vitet sa shpejt i ka tretur
as stoli ku këndonim më s’ekziston
ka mbetur vetëm shkëmbi ku përplasen dallgët
dhe dielli i lodhur që perëndon mbi Sazan.

Exif_JPEG_420