Një kokë me mendje që ndriçon!Sami Arifi



Një kokë me mendje që ndriçon!

Shkruan: Sami ARIFI

Njëri i majtë tjetri i djathtë,
t’mbahet barazpesha si është dashtë!
Populli unifikim kërkon,
përmes rrezës që ndriçon!

Trupi ka shëndet; ndriçon n’mendje,
furnizohet pa hamendje!
Trupi i njeriut ka simetri,
me t’djathtë dhe t’majtë gjithnjë!

Barazpesha qëndron panda,
me dy duart e sy që ka!
Me dy këmbë dhe dy vesh,
shërbejn t’gjitha; për një kokë përbesë!

Me i munguar një pjesë trupit pa rend,
u prangos njëra tjetra s’ka vend!
Kur rreziku vije nga armiqësia,
mbytet koka humbë simetria!

Prandaj shqiptarë që jeni n’parti,
mos dëgjoni djall t’zi!
Perëndia krijoi mrekulli,
trupi ka pjesë; t’majtë dhe t’djathtë gjithnjë!