Një letër nga larg!Natasha Ilia


NJË LETËR NGA LARG!

Si një pëllumb i bukur i bardhë,

Erdhi letra me mall e brengë nga larg,

Një letër me pika loti në zarf,

E shkronjat të lidhura në varg.

Nuk është shkrim në letër mbetur,

Kjo dashuri muaj vite shekull,

Të lidhur jemi fort si anija te bregu

Dashuria jonë e pa njollë e pa tretur.

Kam shumë kohë që po të pres,

Sytë e zes si bajame të ti shoh,

Ta dish kurrë s’të preva në besë,

E shekuj nga mua larg qofsh.

E habitshme! Një e shkrojtur letër,

Ka shumë ndjenjë, besë e fuqi,

Ma bëri hapin nga kilometër, metër,

E dashuria jonë si ajsbergu nuk u shkri.

Një trëndafili I futur brenda në zarf,

I kuq me aromë lule jasemin,

Edhe pse i vyshkur i tharë,

Dashuri aromë pranverë solli në shpirt!