Rudina Papajani

Shkëputur nga tregimi “Një letër pēr ty”!
E dashur që kur të pashë i pëshpërita vetes, ky ështē zjarri që do mē ngrohë, kjo është gjethja gaz e jetë që erdhi dhe u ul pranë meje si ujë burimi pranë një zhegu përvëlues. E di zemër këto ditë po ikin kaq shpejt, orët po na duken sekonda, bile po na ikin aq habitshëm saqë në fund i themi njēri-tjetrit kaluan vetëm disa minuta. A e di kam kaluar netë të zbrazëta me aventura e flirte pa arsye, kohë që kanë hyrë e kanë dalë pa asnjë interes derisa u shfaqje ti jetë.
E dashura ime, ti më bëre tē besoj fjalën mall, mungesë, fllad e lule pranverore që shpërthyen kaq ëmbëlsisht tek unë. M’u shfaqe si ajo rrezja e mëngjezit që fillon tē ngrohë gjithmonë e më shumë, si ajo drita e vërtete që largon ëndrrat e natës për ti zëvëndësuar me ato jetësore që të puthin kaq ëmbëlsisht në pasqyrën ku ne shohim kaq qartësisht shëmbëlltyrat tona në një. Oh është kaq bukur që unë po e jetoj me ty këtë dashuri dhe po më duket vetja në këtë botë si orë malli që qesh pafundësisht me hënën e plotë në një ditë vere. Zemër e di çfarë duhet të bēj tani ..vetëm tē bërtas që shumë të dua. E kupton më ke ndryshuar vetëm ti, jeta më duket kaq e gjallë, kaq e plotē, kaq e lumtur në këtë histori dashurie që do tē vazhdojë gjatë në shpirtrat tanē. E dashur tē dua deri në pafundësi…