Një libër me poezi haiku për lexuesin…


Një libër me poezi haiku për lexuesin…

…..

“Librin e autorit Kasam Shaqirvela, të cilin pata fatin ta kaloj me shumë vëmendje, dashamirësi dhe përkushtim, që, sipas mendimit tim, iu qëndron besnik atyre rregullave dhe parametrave që kërkon teknika dhe fuqia imagjinuese e haikut të mbushur plot imazhe. Të tilla imazhe poeti me haikun e tij ka krijuar tejetej në librin e vet, jo vetëm me karakter natyror, por edhe haiku të formës senry që ndërthurin njeriun e natyrën në një të vetëm. Këto dhe shumë vlera të tjera të këtij libri me haiku të autorit Kasam Shaqirvela, lexuesi do t’i ndesh me bollëk gjatë leximit”,* … *shprehet recensenti i librit, poeti Kujtim Agalliu.

*****

Nga: Redaksia e Botimeve “VELA”

Miq të nderuar dhe ju lexues pasionantë, në vijim, po japim një pasqyrë të shkurtër për librin e radhës, me titull: “Vallëzim pulëbardhash”, me poezi haiku, shq-ang të autorit Kasam ShAQIRVELA, parë nga këndvështrimi i recensentit të librit në fjalë, poetit e shkrimtarit tonë të njohuruar, z.Kujtim Agalliu.

  •  

*FALËNDERIM PUBLIK *për kontributin e recensuesit …

-Me këtë rast, vetë autori i librit, z. Shaqirvela, shpreh konsideratën e tij të thellë ndaj personalitetit ktijues, të z. Agalliu, duke e falënderuar atë, përzemërsisht, për kontributin e tij të dhënë për librin në fjalë, përmes vështrimit të tij kritik, punë e ardhur nga pena e tij e vlerave të mirëfillta letrare…

-Poashtu, edhe Botimi VELA, Redaksia e librit, i shpreh mirënjohje, z. Agalliu, për recensionin e tij të ngjeshur për librin në fjalë, që vjen me elegancë paraqitjeje, në formë hyrjeje libri, nga vetë recensenti, z.Kujtim Agalliu: poet e shkrimtar, kryetar i Haik Klubit Shqiptar, Elbasan,…duke ia shtuar kështu edhe vlerat librit,… Recensenti, përmes vështrimit të tij të ngjeshur, i nxjerr në pah, jo vetëm, vlerat letrare-artistike të veprës por dhe kreativitetin letrar të autorit.

***

Libri,** “Vallëzim pulëbardhash”**, me poezi haiku, shq-ang

nga Kasam ShAQIRVELA

Libri ka 105 faqe të formatit A5

*****

***

Shkëputje nga recensioni i librit, të shkruar nga z.Kujtim Agalliu: poet e shkrimtar, kryetar i Haik Klubit Shqiptar, Elbasan

NË VEND TË HYRJES

Një libër që sjell risi dhe vlera në letërsinë shqiptare

  • ……. për të qenë më i sinqertë dhe më i qartë në vështrimin tim për librin e autorit Kasam Shaqirvela, të cilin pata fatin ta kaloj me shumë vëmendje, dashamirësi dhe përkushtim, që, sipas mendimit tim, iu qëndron besnik atyre rregullave dhe parametrave që kërkon teknika dhe fuqia imagjinuese e haikut.

-Ai përdor një gjuhë të thjeshtë, figuracion konkret dhe një trevargësh brenda rregullave të shkrimit të hakut. Le të dalim konkretisht te haikut e poetit Kasam Shaqirvela. E thashë edhe më lart, haikut e tij janë simpatikë dhe të plotësuar me imazhe, mjafton të mbyllësh sytë dhe të vësh imagjinatën në punë. Le të marrim një shembull:

Yjet ndriçojnë qiellin.

Hëna e plotë

e vetmja dëshmitare.

-Pra, imagjinoni qiellin mbushur me yje, hënën që ecën e qetë nëpër të, si dëshmitarja e vetme e asaj nate. Bukur, këto ndihen dhe shihen, por ajo që zë vendin kryesor në një haiku, që autori nuk e thotë, por çdokush e mendon, është koha kur ndodhin këto fenomene, pra kjo natë nuk i përket asnjë stine tjetër përveç pranverës, kur qielli është i kthjellët dhe i mbushur me yje. Pra, vini re sesa shumë imagjinatë ju shkaktojnë vetëm këta tre vargje.

Po kështu:

Bilbili në degë

i këndon pranverës.

Lule të sapoçelura.

-A nuk ndjeni te ky haik, aromën e pranverës, këngën e bukur të bilbilit dhe të gjitha këto fokusohen te lulet e sapoçelura.

-Edhe një shembull do të japë dhe të tjerat do t’ia lëmë vetë lexuesit t’i analizojë dhe gjykojë sipas këndvështrimit të tij.

Veriu fryn pareshtur,

krrokatje të çmendura korbash.

Oxhaku vjell vrer të zi.

Është në dorën e lexuesit dhe në mënyrën e të lexuarit të tij, që me këtë haik kaq të thjeshtë, të brishtë dhe transparent, të ndërtojë me imagjinatën e tij një tablo të qartë të stinës, të motit dhe të momentit se kur është fotografuar ky imazh.

-Të tilla imazhe poeti me haikun e tij ka krijuar tejetej në librin e vet, jo vetëm me karakter natyror, por edhe haiku të formës ***senry ***që ndërthurin njeriun e natyrën në një të vetëm. Këto dhe shumë vlera të tjera të këtij libri me haiku të autorit Kasam Shaqirvela, lexuesi do t’i ndesh me bollëk gjatë leximit.

Haiku shqiptar, siç e thashë edhe në fillim, me libra të tillë pasuron bibliotekat, shpirtin e njeriut, kulturën kombëtare, si dhe luan rolin e rrojës për mbrojtjen e mjedisit.

Urime autor!

Kujtim Agalliu

Elbasan, 23 qershor 2019

**

Materiali u muar nga shkrimi i portalit, “Promovime Libri” dhe u përshtat për publikim nga Redaksia e Librit.

About Post Author