Një libër me prozë-ese për lexuesin…
*****
Nga: Redaksia e Botimeve “VELA”

Miq të nderuar dhe ju lexues pasionantë, në vijim, po japim një pasqyrë të shkurtër për librin e radhës, me titull: “Çeta misionarësh”, me prozë-ese, të autorit Kasam ShAQIRVELA, parë nga këndvështrimi i recensentit të librit në fjalë, poetit e shkrimtarit tonë të mirënjohur, z. Iliaz Bobaj.
Në fillimim një *FALËNDERIM PUBLIK *për kontributin e recensentit …
***
-Me këtë rast, vetë autori i librit, z. Shaqirvela, shpreh konsideratën e tij të thellë ndaj personalitetit ktijues, të z. Bobaj, duke e falënderuar atë, përzemërsisht, për kontributin e tij të dhënë për librin në fjalë, përmes vështrimit të tij kritik, frut ky i ardhur nga pena e tij e hollë dhe mendja vlerave të mirëfillta letrare…
-Poashtu, edhe Botimi VELA, Redaksia e librit, i shpreh mirënjohje, akademikut Iliaz Bobaj, për recensionin e tij të ngjeshur për librin në fjalë, që vjen me elegancë shkrimi, në formë parathënie libri, nga vetë recensenti, z. Iliaz Bobaj; poet, shkrimtar, akademik,… drejtor i shkollës shqipe në Patra,…duke ia rritur kështu edhe vlerën librit,… Recensenti, përmes vështrimit të tij të thuktë, i nxjerr në pah, jo vetëm, vlerat letrare-artistike të veprës por dhe prirjen krijuese të autorit.
Libri,** “ Çeta misionarësh ”**, me prozë- ese
nga Kasam ShAQIRVELA
Libri ka 105 faqe të formatit A5
***
*****
***
“Z. Shaqirvela njihet si një shkrimtar kapacitiv, me kulturë, me mendim të matur mirë dhe, mbi të gjitha, me këmbë në tokë, pa ditirambe”, … thotë recensenti i librit, z. Iliaz Bobaj.
***
Shkëputje nga parathënia e librit që po e e prezentojmë:
PARATHËNIE
(Për librin ‘’Çeta misionarësh’’)
*“*Libri i shkrimtarit dhe poetit të mirënjohur, Kasam Shaqirvela, lexohet me kënaqësi të veçantë. Madje rilexohet përsëri. Është një vepër e menduar, e organizuar dhe e trajtuar me talentin e një shkrimtari serioz dhe me shpirtin e një shqiptari dinjitoz. Z. Shaqirvela njihet si një shkrimtar kapacitiv, me kulturë, me mendim të matur mirë dhe, mbi të gjitha, me këmbë në tokë, pa ditirambe.
-Libri prozaik, ‘’Çeta misionarësh’’, është një libër me problematikë kombëtare, ku temat e ditës ndërthurren dhe trajtohen veçanërisht qartë, saktë, me vetëdije kombëtare. Në dhënien e këtij mesazhi, autori nuk le vend për asnjë lloj mëdyshjeje. Nuk ka ekuivok në dhënien e mesazheve të tij. Pozicioni i tij është i vendosur aty ku duhet, në vendin e një intelektuali, shkrimtari, analisti dhe shqiptari të ndershëm. Duket qartë: ai është në çdo fakt, në çdo mendim dhe në çdo mesazh, krejt i palëkundur, si një lis i moçëm.
-Nuk jep udhëzime, por bind me fakte se është pikërisht kështu.
-Libri është shkruar në formën e një eseje, ku edhe pse të gjitha temat kanë të veçantën në trajtesën e vet, ato formojnë edhe një të tërë të plotë, të lidhur bukur, hijshëm, si gurët në një ndërtese të lashtë. Natyrshëm tema e bashkimit kombëtar, sa e nevojshme dhe historike për ne shqiptarët, po aq e përfolur prej fqinjve, zë vendin kryesor. Nuk ka se si të jetë ndryshe, kur dihet prej të gjithëve, se ajo është gjëja më e natyrshme në kohën tonë.
-Ndërsa për problemin e dy dialekteve tona, zoti Shaqirvela është i prerë, i saktë, hapësinor: shqipja jonë me të dy dialektet e saj, është më e fuqishme, më zotëruese, më e pasur. Është më natyrore.
-Ndoshta shkrimi më interesant në librin e shkrimtarit Shaqirvela, është ai mbi qëndrimin ndaj heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, Sknderbeut. Personalisht kam bindjen, se qëndrimi ndaj heroit kombëtar, përcakton edhe qëndrimin bazë të çdo qytetari ndaj kombit të vet. Zoti Shaqirvela, jo vetëm e ka përcaktuar vendin e vet si një intelektuar i palëkundur, por, edhe pse është njeri i toneve të ulëta, ai lëshon britmën e tij, për ta dëgjuar të tjerët: Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, qëndron mbi çdo individ, mbi çdo fe, mbi interesat individuale, mbi ato politike, mbi gjithçka. Ai është ylli dritor i kombit tonë dhe duhet parë si i tillë..”
-Kur dalin ca të shitur, të cilët, me paditurinë dhe ligësinë e tyre, mundohen ta ulin madhështinë e tij, ata nuk bëjnë gjë tjetër, veçse indirekt e ngrejnë atë edhe më lart. Të jemi të qartë: qëndrimi ynë ndaj Skënderbeut, nuk varet aspak as nga qëndrimi i fqinjve tanë ndaj tij (të gjithë duan ta kenë të tyre në gjithçka), as nga qëndrimi i Turqisë otomane dhe as nga qëndrimi i Turqisë së sotme ndaj tij. Bëj pyetjen: mos ka ndonjë shqiptar aq naiv, sa të presë ndonjë qëndrim tjetër ndaj tyre? Qëndrimi ynë ndaj Skënderbeut, nuk varet as nga ai fetar. Gjergj Kastrioti ynë, ka qenë i pari që ka dhënë shembullin e një njeriu të madh, i cili kombin e vinte mbi çdo fe. Ai ka shpërfaqur një tolerancë shembullore fetare, madje edhe brenda trungut të tij familjar: vëllanë e tij të madh, Stanishën, ai e respektonte si katolik, të dytin, Konstandinin, si dhëndërr të Sulltanit, kurse të tretin, Reposhin, si murg ortodoks të Manastirit të Hilandarit. E shtjelloj këtë mendim edhe pakëz më tej: Skënderbeu është Heroi ynë Kombëtar. Ai ka hyrë në themelet e kombit tonë dhe themelet e kombit janë të shenjta. Ato nuk preken, vetëm nderohen. Skënderbeu ka të njëjtën vlerë në çdo pikë të hapësirës mbarëshqiptare: në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin…E thekson bukur mire edhe autori këtë fakt. Madje ai është nga heronjtë më të mëdhenj të historisë botërore, të cilin e njeh dhe e nderon si pakkënd e gjithë bota. Ai që nuk di ose nuk do ta nderojë Skënderbeun tonë si të tillë, më mirë le të heshtë…
Në këtë qëndrim të palëkundur, shkrimtari Shaqirvela, i ngjan një luftëtari të armatosur mirë, që di ta ruaj mirë Trungun e Lisit Shqiptar. Armën më të fuqishme për këtë gjë, ka penën e tij.
- Autori i ka dhënë një vend të rëndësishëm luftës çlirimtare te UÇK. Një vend të merituar, të nderuar. Një vend historik. Se ashtu i takon.”
…..
…….
Iliaz Bobaj
Tiranë, 13 gusht 2019
**
Disa shkrime nga brendia e librit:
ME FOBIZËM NDAJ TË TJERËVE S’MUND TË ARSYETOHET PATRIOTIZMI RACIST I ShFRENUAR
*Si shumë politikanë dhe akademikë serbë poashtu edhe Shesheli është njëri nga ata persona të cilët me çdo kusht paraqiten si “patriota serbë”, por në realitet prejardhjen e tyre e kanë të dyshimtë! Mbase këtu qëndron racizmi dhe shovenizmi i shfrenuar i tij, me shprehje mediokriteti për të fshehur prejardhjen e tij biologjike! Kjo situatë, personave të tillë, u krijon fiksacione në kokë mbase dhe kriza psikike apo thënë troç çmenduri momentale të llojit të vet por shumë të dëmshme për shoqërinë!Për Sheshelin që u gjykua në Gjyqin e Hagës si kriminel për krimet e bëra në tërë teritorin e ish Jugosllavisë, gjatë luftës që e shkaktoi pikërisht Serbia me shpërbërjen e Federatës Jugosllave edhe atë në tërë dekadën e viteve të nëntëdhjeta të shekullit që e lamë pas.Pikërisht për këtë kriminel “është turp të jeshë shqiptar”?!Apsurd i paparë! Shtrohet pyetja -po vallë a është turp të ndjehesh i tillë në shtetin të cilin ta krijoi pjesëtari i fisit të Kelmendit, princi Karagjorgjeviç? Po kështu edhe shumë personalitete të shkencës, politikës, intelektualë e akademikë… si puna e Branisllav Nushiqit, Vuk Karaxhiqit, Nikolla Tesllës, Pavle Deshpalit, Ne(i)maniqëve, Drakulloviqëve, Lekiqëve, Dodiqëve, Zogiqëve … prejardhja e tyre ka mbetur enigmë!? Për të gjithë këta e shumë të tjerë duhet që historiografia e mirëfilltë ta japë fjalën e fundit mbi gjenezën e tyre të vërtetë bazuar në të dhëna shkencore nga shkencat përkatëse që merren me këtë problematikë!
**
MYShQE E LIKENE DUHET T’I PASTROJMË VETË!
*Lisi i Vjeter Pellazg do t’i pastrojë likenet nga trungu i vet me patjetër, nga cilido qoftë konfesion që i ka dhe i ushtron populli shqiptar. Çdo murrlan, që frynë nga cilado anë e horizontit, raca e arbrit me fryme hyjnore,e ndal pikerisht këtu në ballkan dhe e kthen duarzbraur andej nga ka ardhur me qëllimin e tij prej keqberësi. Gjaku i Arbrit nuk duron përzierje, ai eshtë Blu, sot e mot, atje e ketu..!
**
PËR REQUIEM
*Atë që e mblodhën sytë e mi nga librat ndër biblioteka të vjetra netëve të qeta deri vonë. Dhe atë që e ndjeva në lëkurë, nga veshje e zhveshje këmishash të sistemeve politike të ndryshme; herë me gëzime e herë me dhimbje trupi a zemre. Herë herë më mikloi e herë herë më flakëroi dhe dogji pamëshirshëm fati! Megjithatë mua më kërkohej ta duroja kohën e ta mbaja peshën e rëndë mbi supe sa për ta vazhduar jetën më tutje, pët ta shtyrë gjallërimin përpara, me forcë. Ja pra, këto dhe të tjera, dua t‘ia lë trashëgim shoqërisë që sadopak t‘i shërbejë si një dritë kandili qoftë dhe e venitur por prapseprapë bën dritë në zbardhjen e errësirës jetësore dhe ngritjen e vetëdijes njerëzore.
Për të vetmen arsye që, pas shkuarjes sime në pakthim, mos ta marrë me vete edhe përvojën time jetësore që, t‘ia kthejë tokës-mëmë ujem, ma mirë do të ishte që kjo përvojë unikale tu mbetet gjeneratave për kujtim-requiem(rekujem). Përvoja dhe dija duhet tu përcillet brezave që pasvijnë, atë çka ne e mësuam dhe e ditëm për vete, edhe ata, në përdorim për vete, le ta dijnë dhe le ta bëjnë ashtu që të mund ta zbatojnë dhe përdorin me dobishmëri për pëmirësimin e jetës së tyre!
**
TEHUT TË MENDIMIT FILOZOFIK TË FAIK KONICËS
*I madh është Faik Konica, jo veç për penën e hollë që e kishte në letërsi por edhe për mendimet dhe konstatimet filozofike të tij të shumta e njëra ndër më të qëlluarat që dhemb shumë por është e shëndoshë dhe reale siç thot edhe Nikolla Rot: ”Kritika duhet të jetë e shëndoshë madje edhe e hidhur duhet gëlltitur”. Pra, e vërteta gjithnjë, pa shkëputje, madje në rritje të bujshme e mugullim të plotë është se “shqiptarët do të përparojnë atëherë kur do ta fitojnë luftën me vetveten”. Kjo e përkthyer në gjuhën e popullit i bie se e keqja dhe humbja, shqiptarit, i vijnë nga brenda. Shtrohet pyetja: -si merren kalatë? Kjo pyetje në vete e ka përgjigjen; historikisht kalatë janë marrë nga brenda. Pra pushtimi i kalasë që ndodh nga ana e pushtuesit, zaptuesit, plaçkitësit, përvetësuesit të vlerave dhe pasurisë së tjjetrit dmth. atij që e lakmon të huajën, kjo vjen si ndihmesë apo rezultat i përçarjes aty brenda në kala. Për shkaqe nga më të ndryshmet, siç janë: naiviteti , makutëria, mosnjohja e problemit në thelb, shantazhi, mbajtja e principit të së drejtës, shkurtpamësia, bindja personale, botkuptimi joliberal, mospajtimi me konceptin e mbrojtjes si dhe mosbindjes së urdhërit hierarkik, humbjes kohë me analiza të strategjisë e deri te shikimi i përfitimit personal në dëm të asaj që është madhore-kauzale edhe planifikimi i mëparshëm ndryshohet konform zhvillimeve në teren, në kohë dhe hapësirë!
Pra ndërtimi i strategjisë dhe mund të ndryshohet sipas rrethanave që zhvillohen në kohë e hapësirë të caktuar vetëm e vetëm për qëllim të mbrojtjes së suksesshme. Ai që ndodhet në anën e mbrojtësit e ka për detyrë dhe për obligim të mbrohet dhe të fitojë përkundër atij që sulmon dhe i cili e sheh vetëm pushtimin si fitore pa e llogaritur humbjen e cila mund edhe t’i ndodhë deri në zhbërje. Kauza është e shenjtë sepse e ka brenda qelizën që thirret familje e ajo është dy herë e shenjtë! Pra këtu nuk ka vend parimi i drejtësisë teorike sepse, lufta sado që t’i ketë rregullat e saja ajo në thelb e ka fitoren deri me çmim të asaj që është sublime e ajo është jeta! Dikush që ta rrezikon jetën, ta shkel vendin tënd, që livadhiset në pronën tënde, që bëhet zot në shtëpinë tënde, që komandon me familjen tënde, që ta ndryshon historinë dhe kulturën tënde, aty më s’ka kuptim humanizmi, “drejtësia”, toleranca, keqardhja..! Aty duhet të mbrohet jeta me çdo kusht dhe pa “pardon”!
**
PUNO PËR KOHËN QË E JETON SOT SE NESËR ËShTË VONË
*Nëse ti mendon për të ardhmen tënde më tepër se sa që punon për të tashmen tënde, atëherë, dije se energjia e jote po të harxhohet para kohe ashtu që s’e ke të sigurt të ardhmen tënde sepse nuk ke arritur ta keshë të siguruar të tashmen tënde! Pra, ti puno për kohën që jeton, ajo do ta garantojë të ardhmen tënde ta keshë më të sigurt! Sot për fat të keq tonin ne shqipotarët më shumë shikojmë interesin personal sesa atë kolektiv. Shumëkush që vjen në pozitë dhe veshet me pushtet mundohet të gllabërojë për vete gjithçka që i vjen në dorë.
**
PËRMENDORJA E SKËNDERBEUT KA TË NjËJTËN VLERË KUDO…
*Përmendorja e Skënderbeut, kudo që të vëhet ajo, e ka të njëjtën vlerë. Ai i dha emër Epokës, e cila u quajt SKËNDERBEGIANE. Veprimtria e tij luftarake i kaloi kufijtë nacionalë! Ai u bë legjendë për së gjalli, u internacionalizua. Atij i kënduan me pietet dhe i shkruan libra me art finë shumë autorë të huaj. Për nder të figurës madhore të tij u ngritën përmendore nëpër shumë metropole evropiane e botërore edhe pse Gjergji ishte shqiptar por kombesia e tij nuk u pengoi kombeve tjera të qytetëruara dhe liridashëse ta respektojnë atë dhe të bëmat e tij. E jo më brenda një kombi të njëjtë siç jemi ne shqiptarët kudoqofshim: në Tiranë, Prishtinë apo Shkup. Pra gazetarët e analistët si Halil Matoshi me shokë janë demode, ata janë të matufosur, me tru të rrjedhur…të lathitur kur thuan se permendorja e Skënderbeut nuk duhet ë jetë në Prishtinë sepse Gjergji nuk qenka Kosovar?! Apsurd i llojit të vet! Po Bill Klinton, mos vallë është kosovar që i ngritëm bust këtu në Kosovë!? Por jo, ai është burrështetas amerikan dhe mik i dëshmuar i popullit të stërvuajtur shqiptar të cilit i ndihmoi me ingerencat e veta shtetërore që kishte, për çlirimin e Kosovës nga okupimi qindvjeçar serb. Në shenjë respekti për kontributin e tij…populli shqiptar i ngriti përmendore…! Ja pra, kështu vepruan edhe bota demokratike dhe e qytetëruar me të madhin Gjergj Kastrioti-Skënderbe, heroin eponym, etnonim e nacional, legjendarin epokal të shqiptarëve por që njëkohësisht u bë hero edhe i Ballkanit dhe Evropës…, pse jo, edhe mbarë i botës përparimtare e liridashëse…!
***
******
******
Materiali u muar nga shkrimi i portalit, “Promovime Libri” dhe u përshtat për publikim nga Redaksia e Librit.