Një liber me prozë të shkurtër për lexuesin…

Nga: Redaksia e Botimeve “VELA”
*
Miq të nderuar dhe ju lexues të apasionuar, në vijim, po japim një pasqyrë të shkurtër për librin e radhës, me titul: “ Kohë plagësh ” , prozë e shkurtër, të autorit Kasam ShAQIRVELA, parë nga dioptria e redaktorit të librit , publicistit e shkrimtarit, z. Mehmet Hajrizi.
*
Fillimisht një FALËNDERIM PUBLIK për kontributin e redaktorit…
-Me këtë rast, vetë autori i librit, z. Shaqirvela shpreh konsideratën e tij të thellë ndaj personalitetit të shquar të, z. Hajrizi për kontributin e tij të dhënë për librin në fjalë, përmes vështrimit të tij kritik, dalur nga pena e tij e hollë dhe mendja vlerave të mirëfillta letrare…
Poashtu, edhe Botimi “VELA”, Redaksia e librit, i shpreh mirënjohje, prof. Mehmet Hajrizit, për recensionin e librit në fjalë, që vjen me elegancë shtjelluese, në formë parathënie libri, nga vetë redaktori, z. Mehmet Hajrizi; publicist, shkrimtar, aktivist për çështjen kombëtare, personalitet publik shoqëror e politik…
***
Libri “ Kohë plagësh ” prozë e shkurtër
nga Kasam ShAQIRVELA
Libri ka 110 faqe të formatit A5
**
**
Shkëputje nga parathënia e librit që prezentohet:
PARATHËNIE
Duke lexuar librin me titull: “Kohë plagësh” të autorit Kasam Shaqirvela
“Intelektuali dhe poeti, tashmë i afirmuar, Kasam Shaqirvela sjell para lexuesit librin e tij më të ri, me titull “Kohë plagësh”, kësaj radhe në prozë.
Në krye të veprës autori ka vënë, si një epigraf, vargjet e poezisë së tij Në gjuhën e Nënës, të cilat i ndjekin, duke u qëndruar besnik edhe 35 njësi të tjera tekstore me tematikë të larmishme.
I gjithë libri përbën një miscelanea tematikash të ndryshme, por e përbashkëta e tyre është boshti vertebral atdhetar.
Në libër gjejmë preokupime të autorit për çështje të lashtësisë e të gjenezës së kombit shqiptar; copa të historisë së lavdishme të tij dhe figura të shquara; mbrojtje të vlerave tradicionale kombëtare, sistemi i të cilave sa vjen e po rrënohet, gjejmë zërin e intelektualit reagues kundër çdo projekti, çdo tendence e çdo veprimi antishqiptar, stigmatizimin e fshikullimin që u bën dukurive gërryese e dëmtuese kundër kombit të vet, përfaqësues të së cilave janë dashakëqij të huaj, por për fat të keq edhe shqiptarë.”
…..
……
Sipas tematikës së shkrimeve, struktura e librit mund të ketë gjashtë ndarje, si kapituj të tij.
“1. E kaluara me reflektim aktual, me shkrimet: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Përvjetorët historikë, Edhe nëse e sharton trungun rrënja mbetet e pandryshuar, Brigjeve të një dashurie të plagosur, Shqiptarët dhe Maqedonia, Toka jonë e moçme truri i trurit suprem, Faqja e zezë e kombit.
Nuk është e rastësishme referenca e autorit pikërisht te Lidhja Shqiptare e Prizrenit, programi politik e kombëtar i së cilës për njësinë dhe tërësinë e Atdheut mbeti objektiv historik dhe legjitim, i gjithë periudhave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në vijim. Ja përse Kasami Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e quan themel të kalasë (shtetit) shqiptar, me shikim të papenguar në horizont. Në vijim ai vlerëson se përkujtimi i përvjetorëve të ngjarjeve të mëdha dhe personaliteteve të shquara të historisë sonë „e ushqen shpirtin luftarak të kombit“ dhe „mban gjallë traditën kombëtare“.
….
2. Sistemi i vlerave, me shkrimet: Përkujdesja, Kumtimi i një lajmi të hidhur, Nëse i mohon të parët tuaj, ti pohon mosekzistencën tënde, Respekt dhe lavdi, E keqja s’ka kufi por ka shkallë.
Në grupin e dytë të shkrimeve, autori Kasam Shaqirvela i përkushtohet sistemit të vlerave të kombit shqiptar. Ai shkruan: „Të kujdesesh për kulturën, gjuhën dhe historinë e kombit tënd, për personalitetet që e dhanë mundin dhe jetën e tyre për atdheun, është detyrë obliguese e çdo pjesëtari të një kombi, pra edhe e çdo shqiptari, kuptohet, konform kapacitetit të tij njerëzor, intelektual e profesional të cilin e posedon.”
……
3. Aktualitet, me shkrimet: Absurditetet e ditëve tona, Kacavjerrës bosh, Dhe kjo kohë e rëndë.
Autori këtu tërheq vëmendjen te politikanët e dështuar, të cilët për të ruajtur, apo rikthyer pozitat e tyre privilegjuese në shoqëri, hyjnë në veprime demagogjike dhe mashtruese. Ata mund të sjellin vetëm kriza politike, shoqërore dhe ekonomike në qëllimet e tyre meskine. Partia politike, vazhdon ai në një shkrim tjetër “në kuptimin themelor duhet të shtrihet horizontalisht, megjithëse ajo në realitetin praktik shtrihet, apo zhvillohet vertikalisht. ”Karrieristët kacavaren trungut të saj për të arritur majën, por në pamundësi, bien poshtë, si frutat e kalbura. Ndërkaq premtimin e papërmbushur ndaj nevojtarit, ai e quan “barrë në ndërgjegje tërë jetën.”
…..
4. Dukuri dhe polemikë, me shkrimet: Mish për top, Gjezdisje sallamadi, Quo vadis shqiptaria?, Mostolerancë apo zemërvogëlsi?, Renegatizmi po ushtrohet si profesion, Me shkas…, Pseudointelektualë, Artefaktet e shkruara në lashtësi në gjuhë të Perëndisë, sot flasin shqip.
Kasam Shaqirvela lufton dukuritë dhe veprimet antishqiptare të qarqeve të huaja, të cilave ndonjëherë u shërbejnë edhe „intelektualë“, „shkrimtarë“ e „historianë“ shqiptarë, pseudo njerëz të shitur „për përfitime të pista“ për të bërë „luftë të pandërgjegjshme“ në kurriz të kombit të vet. Këta, siç i quan ai, renegatë, marrin edhe nga kazani i hallvaxhinjve mongolo-aziatikë për veprimet kundër kombit tonë.
….
5. Përsiatje, me shkrimet: Individi dhe jeta, Mbështetja te tjetri, Artistët e vërtetë, Fajdexhinjtë e fjalës, Dialektet dhe konfesionet janë pasuri jona kombëtare, Koha…
Jeta është një arenë përballjesh, apo luftë e përhershme e llojit të vet, thotë autori. Në këto valë paraqitet nevoja e mbështetjes nga të tjerët, të cilët shpeshherë kanë vështrim dhe ndjenjë tjetër për të njëjtën çështje.
Duke folur për artin në përgjithësi, Kasami vlerëson se artisti i vërtetë nuk mund të jetë indiferent ndaj zhvillimeve shoqërore. Ai i shërben shoqërisë në radhë të parë me të vërtetën, e cila shpesh e vendos në anën e kundërt të „Zeusit politik“. Në mbrojtje të së vërtetës, ai përballet dhe sakrifikon, por nuk përulet.
……
6. Perspektiva, me shkrimet: Burrështetasit, Dyshtetësia, Nuk është lehtë ta ruash veten tënde nga vetvetja, Ribashkimi i shqiptarëve s’ka alternativë, Shtylla jonë që thirret komb, Shqiptarët vëllain e madh e kanë në Perëndim.
Burrështetas të vërtetë autori e quan timonierin që do të mbajë fort timonin dhe kursin e anijes shqiptare drejt objektivit të ëndërruar nga ata që gjakun e tyre e vunë në themelet e Atdheut. Kjo anije do të ankorohej përhershëm në brigjet e shpëtimit, prosperitetit dhe të zhvillimit.
Para integrimit të kombit shqiptar në familjen e popujve evropianë, autori kërkon një integrim brendashqiptar, ku do të flitej me një gjuhë e me një zë dhe nën një flamur.
…….
Ai zhgënjehet shpesh me dukuri e me dobësi brenda shoqërisë shqiptare, por asnjëherë nuk shfaqet i dëshpëruar dhe pesimist. „Ne do të ekzistojmë, bile do të forcohemi në përparim, madje edhe në garë me kombet e qytetëruara që kanë përparuar para nesh, ne do të mbërrijmë ta fitojmë garën gjithsesi!“- shprehet autori me besim të patundur.
Gjuha e autorit është e rrjedhshme, e pastër dhe e pasur me figura stilistike, si metafora, alegoria, krahasimi, antiteza etj. Në libër, sipas temës, gjejmë gjuhën letrare, ligjërimin, stilin akademik studiues dhe herë-herë filozofik.
Mehmet Hajrizi
Prishtinë, 18 maj 2019
*
Shkëputje nga libri poetik “Në gjuhën e nënës”
NË GjUHËN E NËNËS
Në gjuhën e nënës kur këndoj
I mbushur me gëzime jam përplot
Rrënjët Atdheut po ia kërkoj
Mos t’më thahen i ujis me lot!
Kasam VELA
**
Disa shkrime nga brendia e librit:
NUK ËShTË LEHTË TA RUASh VETEN TËNDE NGA VETVETJA
*Atë që e ka bërë oda e burrave ndër kulla gjatë historisë, atë le ta bëjë amfiteatri i dijes ndër shkolla. Atë që e bënë trimat atdhetarë me pushkë në dorë gjatë historisë, po atë le ta bëjnë njerëzit e dijes me penë.. Rezultati i këtij angazhimi, që kërkon dëshirë e vullnet, përgatitje mendore e fizike, aktivitet konkret dhe sakrificë deri në vetëflijim, do të ishte i njëjtë në të dyja rastet. Gjithkush të veprojë në vendin e vet dhe sipas aftësive të tij, por, qëllimin dhe pikësynimin ta kenë të përbashkët, një dhe të vetëm!
**
INDIVIDI DhE JETA
(shoqëria është ura që i lidhë…)
*Jeta është një arenë përballjesh apo luftë e përditshme e llojit të vet midis ngecjes dhe zhvillimit, midis rënies dhe ngritjes, midis zhbërjes dhe ekzistimit, midis denigrimit dhe afirmimit, midis poshtërimit dhe lavdërimit, midis heqjes dorë dhe këmbënguljes, mes përkuljes dhe qëndresës, midis thyerjes dhe kalitjes,..! Individi, në vete, ka energji pozitive-të bardhë në përballje të përditshme me energjinë negative-të zezë, e cila ka zjarrin përbrenda vetes që shkakton luftën për vdekje a jetë. Individi, për ta sfiduar jetën, është i lidhur me shoqërinë dhe rrethanat që e shoqërojnë atë në kohën kur jeton, vepron, jep dhe merr dhe këto të fundit herë janë në dobi të tij e herë mbajnë anën e luftës. Individit do t’i duhet mençuri, gjakftohtësi dhe menaxhim me shkathtësi për t’i kthyer rrethanat në anën e tij. Pastaj kërkohet që zjarrin e jetës ta vë në shërbim të ekzistencës së tij dhe mos të lejojë që zjarri ta përpijë sepse, zjarri që ngroh i njëjti dhe djeg!
**
INDIVIDI DhE JETA
(shoqëria është ura që i lidhë…)
*Jeta është një arenë përballjesh apo luftë e përditshme e llojit të vet midis ngecjes dhe zhvillimit, midis rënies dhe ngritjes, midis zhbërjes dhe ekzistimit, midis denigrimit dhe afirmimit, midis poshtërimit dhe lavdërimit, midis heqjes dorë dhe këmbënguljes, mes përkuljes dhe qëndresës, midis thyerjes dhe kalitjes,..! Individi, në vete, ka energji pozitive-të bardhë në përballje të përditshme me energjinë negative-të zezë, e cila ka zjarrin përbrenda vetes që shkakton luftën për vdekje a jetë. Individi, për ta sfiduar jetën, është i lidhur me shoqërinë dhe rrethanat që e shoqërojnë atë në kohën kur jeton, vepron, jep dhe merr dhe këto të fundit herë janë në dobi të tij e herë mbajnë anën e luftës. Individit do t’i duhet mençuri, gjakftohtësi dhe menaxhim me shkathtësi për t’i kthyer rrethanat në anën e tij. Pastaj kërkohet që zjarrin e jetës ta vë në shërbim të ekzistencës së tij dhe mos të lejojë që zjarri ta përpijë sepse, zjarri që ngroh i njëjti dhe djeg!
**
RIBAShKIMI I ShQIPTARËVE S’KA ALTERNATIVË
(unë për veten time s’kam dilemë)
*Ribashkimi gjithsesi do të ndodhë, por, shtrohet pyetja , kur? A do të vijë si pako dhuratë e gatshme në dorë dhe e ftohtë si borë?! Apo duhet ta bëjmë ne, pa hamendje, ti edhe unë, me ato që kemi dhe për të ardhmen tonë çfarë mëtojmë të jemi, diçka me para e tjetra nga kalemi ose me dru e me gurë, me paqe a me dhunë, nëse na kap ndonjë furtunë gjithnjë, të mbrohemi e, të mbështillemi me tonin flamur!
Uroj dhe dëshiroj si çdo dashamir, me shpirt dhe zemër të dëlirë që të dojë dhe lejojë Zoti ynë, që vëzhgon atje lart nga qielli, Shqiptarinë, këtë tokë të copëtuar, të nëpërkëmbur e të shitur lirë, të tradhtuar keq, përfundimisht dhe mrekullisht e bëftë një dhe me diell, në ngrohje të përhershme e gëzofshin dhe e trashëgofshin zogjtë e shqipes, kjo racë e Arit, kjo pjellë e bardhë, që mban gjenin e të parit!
**
**
Materiali u përzgjodh për publikim nga
Redaksia e Librit