NJË LLAFAZANI
Një njeri mendjemadh, Një llafazan i rrjedhur,
duke folur gjithmonë shumë, fara në kokë s’i kishin ngelur…
themi ne andej, kur s’ka fara.
U lartësua, se kishte mik dhe ishte spiun në Shik…
Një ditë filloi të më dërdëlliste, jo andej, këtej, unë jam i zoti.. ishte mësuar, me matrapazë,
të merrte lekë me gënjeshtra koti…
Ai më tha mua: “Do të gjej një burrë, meqë ngele pa martuar
Se ke pretendime…”
Mua s’mu durua dhe i thashë: Nga ty nuk dua asnjë shërbim,
E gjej vetë njeriun e shpirtin tim..
Në radhë të parë, ti s’je i zoti,
për familjen tënde të shkatërruar, E do më rregullosh mua!
Ik, të lutem mos e zgjat ,
Ik se po më shikojnë njerëzia Dhe më vret opinioni
të flas me ty, o lëngaraq!
Që kërkon lëmoshë,
në kurriz tjetrit të hash!…
Me matrapazllëqet e tua, Kush të vuri drejtor, ty ore? Kush ta dha votën?
Ai u mburr: Unë jam i drejtë! Ti nuk je aspak i drejtë,
gjithë ditën llap, si burrë grash, merresh me hallet e katundit,
Se të tuat i mori lumi i çoj në det, je katandisur për ibret…
Shtyu këmbët andej dhe iku. Unë çfarë t’i bëj ndonjë fisniku,
po nuk merrem me llafazanët e tepruar, Se më bie vlera dhe respekti i krijuar.
Një ditë takova një shoqe, që ishte shumë e shqetësuar
nga një thashethem që ai kish krijuar… E ndaloj dhe i them: Përse je skuqur dhe fytyra të është bërë mavi?…
-Po ja, filani kish nxjerrë një llaf për mua, Dhe me vjen turp të dal, se jam grua;
Ç’farë t’u bëj kalamajve, por unë veten vras!…
E shtrëngova fort për supi dhe i thashë: Mendo kush ka shpifur dhe kush i beson atij, Asnjeri, se të gjithë e dinë që është delenxhi! Po dëgjove mua, mbaj në supe krenarinë,
se me njerëzit te këqij, nuk gjen drejtësinë!…Autore:
Sheqere Sina (Ozuni)/ Lushnjè
