Një lule e çelur-Floriri Z Petra


Një lule e çelur,

deges se pemes jete

tek një zemër,

vjen leshon, flladin pranveror..!!

********************************

Kur ti je vetë lule,

nuk dua tu humbas,

As bukurinë e hijeshinë

kur ju shoh nga larg …

por dhe freskinë

dhuruar në çdo çast..!!

…. Eh, koha të gjitha i tregon

në janë të vërteta,

tek natyra vetëm beson..

Kur rezet e diellit

vijnë hyjnë në shpirt

sa shpejt ti ndryshon…

Te shkëlqen fytyra,

me syte boje qielli

buzet flake te kuqe

ndricuar nga dielli,

gusha arome manushaqe

me lejo ti puth, ato faqe…

Kësaj muzës sonë

erdhur me pranverën

si bilbili deges ligjeron..

Çelur lulet plot ngjyra

syri i shikon, anë e kënd

Shpirti ynë i lodhur, në vite

ende s’po zë vend…

Të jetë një romancë

apo tango e bukur, dashurie

kur zemra ndjen rritmin

erdhur nga cicërimat e zogjve

kthyer tek foletë e vjetra

nga një shtegëtim i gjatë..!?

Këtu ke drejtë të thuash

ndjenjat lindur në zemër

nuk njohin moshë

dhe pse vitet ikin, pak nga pak…

Është shpirti njerëzor, si hambar

kur depoziton, çdo gjë që ka ndodhur

sikur të jenë, bar a kashtë..

Vjen një kohë sa nuk dallon

të vërtetën nga gënjeshtra

kur realiteti i hidhur, të josh…

Varet si ndjehemi ne, këtij mjedisi

që çdo ditë ndryshon..!?

Ah kjo jetë si vjen, nuk të pyet

kur disa gjëra në kohë ti privon…

Një shpirt i pastër, mbijeton..

Gëzoju o shpirt që je femër

Lule e çelur, tek një zemër

kur dashurinë dhuron…!!

Zemrat e dashuruara, kenaqen

kur dinë, jo vetëm të falin,

por qeshin buza gas…

Shohin vitet ikur pas,

nostalgjinë me vehte mbartin..!!

Floriri Z Petra

Paterson, New Jersey