Një mbrëmje dimri-Rajmonda Qose Shkopi


Rajmonda Qose Shkopi

Një mbrëmje dimri të ftohtë e me shi

Pranë njëri_ tjetrit qëndronin Ajo dhe Ai

Ajo diç pëshpëriste duke folur ngadalë

Ai sytë s’ja shqiste pa nxjerrë asnjë fjalë.

Shtrëngata bubullimash, therrje vetëtime,

Ajo dridhej si gjethe, Ai prej beli e zinte

Shiu trokiste nën strehë pikë _pikë

Ajo bënte të largohej, Ai përgjërohej”Mos ik”.

Nën qiellin ,kur furtunë prej gjoksi nxorri

Ai iu afrua një puthje Asaj i vodhi

Rruga u shkretua atë muzg dimri me shi

Ai lutej të binte akoma me vajzën të rri.

Nën shiun e ftohtë

zemrat digjnin zjarr,

Ajo e ndrojtur tulatej,

Ai dashuronte si i marrë.