NJË MBRËMJE NË DIVJAKË


Petro L.Sotta

NJË MBRËMJE NË DIVJAKË

Nga qielli që puthet mbi det
Perëndimi, e ka ndezur flakë,
Por mbrëmja zbret qetë-qetë
Si me parashutë në Divjakë.

Ç’po më ndodh kështu sonte,?
Që tek unë nuk po vjen gjumi,
Apo nga hëna, që më kujtonte
Dashurinë që dikur më humbi.

Por, s’mundem ti ve faj hënës
Kësaj virgjëreshe lozonjare,
Por janë ndjenjat e zëmrës
Që unë s’po i mbajë dot fare.

Me flladin e pishave vjen këtu
Një aromë mërsine e përzjerë,
Por gjumin, mendimet gjithashtu
S’po ma lenë të vijë të më zerë.

Më ka ikur diku, sonte gjumi,
Por, do të kthehet, s’ka asgjë,
Por dashuria që dikur më humbi
E di, s’do të kthehet kurrë më.!

Por është e kotë dhe prandaj,
Diçka tjetër duhet të mendoj,
Se për atë që humbi s’do të qaj,
Sepse ajo që iku, diku shkoi.

Ndërsa kjo mbrëmje të më ik
S’do ta le kështu në qetësi,
Do ta gjej patjetër diku një mik,
Bashkë me të, një shishe raki.

Eh, sonte sa do të vlej një mik
Një mik i mirë dhe jo si dikushi,
Nuk dua, që kjo natë të më ik,
Pa meze peshku e raki rrushi.

Petro Sota 30 gusht 2021…..

About Post Author