Një model i ndritur  për të ardhmen e ndritur të shqiptarëve  dhe të atdheut-Nga : Isak Ahmeti

Një model i ndritur  për të ardhmen e ndritur të shqiptarëve  dhe të atdheut

Nga : Isak Ahmeti

           ————————-

I.Si hyrje

————–

ZEKERIJA IDRIZI:MONOLOG MBI MONOPOLIN RELIGJIOZ 

         Botues :PROKULT PRESS



MONOLOG MBI MONOPOLIN RELIGJIOZ.

    (  Vepër letrare , e llojit të veçantë, estetike-filozofike-teologjike…)

Kështu e ka titulluar  librin e tij  të 16-të autori i mirënjohur në letrat shqipe Zekerija Idrizi.Në këtë vepër, siç e reflekton edhe vetë titulli , kemi përsiatje teologjike-filozofike rreth çështjeve kruciale

 të besimit , atdheut dhe religjionit.

        Kjo vepër është vlerësuar lart , si

        amalgamë persiatjesh e meditimesh që

        autori i ka formuluar si 

doktrinë të re teologjike (nënvizoi:I.Ahmeti).

 ——————————-

  Për më tepër në vijim!

       II.Vlerësime të përgjithshme

          ——————————————-

         Zekerija Idrizi  është një figurë markante ,poliedrike në  kulturën shqiptare.Me vargun e veprave  të botuara  deri më tash  , ai është dëshmuar si model i ndritur për të ardhmen e shqiptarëve dhe të  atdheut.Opusi krijues prej afro 40  veprave autoriale, zhanresh të ndryshme dhe sidomos romani “Arratisja nga vdekja”, librat në prozë dhe eseistikë si “Letra shpirti”,”Misticizmi dhe filozofia”, “Bisedë shpirtërore me Shën Nënën Tereze “,”Letër Kryeheroit  Gjergj Kastriotit-Skënderbeut” etj. janë vepra me vlera shumdimensionale.

E një vlere ,cilësie dhe rëndësie të jashtëzakonshme  është vepra:PORTRETE SHKRIMTARËSH..Është kjo një vepër enciklopedike, monumentale, ,e pakrahasueshme në literaturën shqipe…

PORTRETE SHKRIMTARËSH ,

———————————————–

tetë vëllimshe ,përkthyer edhe anglisht nga Valentina Muka (vëllimi i parë )  është botuar edhe në Amerikë.

III.Çlirimi nga prangat e besimit

————————————————–

Që në fillim , jo rastësisht , po e theksoj se Zekerija Idrizi  është një model i ndritur për të ardhmen e shqiptarëve , të kombit dhe Atdheut: është teolog modern , mendjendritur,   intelektual i mirëfilltë , shkrimtar i mirënjohur me afro 40  vepra  zhanresh të ndryshme,  të rëndësishme , origjinale  dhe të përkthyera .

Siç është tashmë e ditur , Ai në vitin 2024 ka dalë edhe botërisht në opinion se ,citoj nga kapitulli:

ÇLIRIMI IM NGA PRANGAT E BESIMIT  RELIGJIOZ, ku shkruan:”Besimi religjioz mysliman krijoi nga unë një të” burgosur” në këtë botë të lirë.Për më tepër ai shkaktoi tek unë frikë , tmerr e llahtari.Ku’rani më thërriste të besoj në një Allah të llahtarshëm, lemeritës, kriminel  e satan.

Qindra versete kuranore prezentonin që ai  tmerrësisht ndeshkonte dhe zhdukte popujt  jo besimtarë e paganë , apokaliptikisht me termete , rrëmujë , shi e breshra…”.Dhjetra  versete të tjera, shkruan autori në fjalë , dëftojnë dënimet e ashpra  me zjarr ferri (xhehenemi ) për jo besimtarët , të krishterët dhe hebrenjtë. Pas gjithë kësaj  ,autori i veprës :

MONOLOG MBI MONOPOLIN

        ———————————————–

RELIGJIOZ ,

         —————– 

thotë, citoj:”Paramendoni një Zot që kërkon të dënohen në mënyrë mizore krijesat e tij”?Dhe vetë autori përgjigjet në këtë dhe konstaton  , citoj:”Zoti është Dashuri dhe pikërisht nga dashuria  krijoi botën dhe  njerëzimin”.

Kjo pikëpamje e autorit dhe telogut mendjendritur është e ngjashme me filozofinë teologjike   të teologut dhe filozofit shumë  të njohur, katolik , të  Ratzingerit  që thotë:DEUS EST CARITAS(ZOTI ËSHTË DASHURI)…

IV.Pse kam vendosur të jem

                ——————————————-

agnostik?!!!

             ——————

Kështu është titulluar një pjesë e shkrimit të veprës në fjalë të cilën po e marrim në shqyrtim e  ku autori nuk heziton të tregojë se ai ka lindur si pjesëtar i besimit  mysliman , në një familje tradicionale myslimane dhe se fenë e ka trashëguar verbërisht dhe aksidentalisht …duke theksuar se ka trashëguar një islam konservativ…dhe se qysh si fëmijë ka mësuar ,  kryesisht në gjuhën arabe ,

             ———————-

njohuritë më thelbësore të fesë ..Dhe vazhdon më tej ,citoj:”sa më shumë thellohesha në burimet islamike  aq më shumë më shtohej dyshimi -skepticizmi rreth të vërtetave “absolute” të këtij religjioni”.Dhe kjo, shkruan autori në fjalë , ishte si rezultat i leximit dhe i konsumimit të një literature  gjithëfarëshe shkencore dhe filozofike , madje edhe hulumtimi  rreth religjioneve të tjera , veçanërisht rreth protestantizmit të krishterë të Martin Luterit…

Prandaj për pasojë , rrëfen autori , fillova të mos e praktikoj fenë.Paradoksalisht arrita ta konstatoj faktin që religjioni islamik nuk mund të reformohet dot .Sepse, thotë  autori , reforma dhe renesansa janë tema tabu!…

V.Botëvështrimi rilindës kombëtar

——————————————————-

Autori   ,  tek vepra në fjalë, tregon se qysh si gjimnazist , botëvështrimin dhe ideologjinë time kombëtare dhe njerëzore e kam mbështetur dhe vazhdoj ta  mbështes akoma në platformën programatike  të Rilindjes Kombëtare Shqiptare mbi parimet progresiste të NEO-SHQIPTARIZMËS  parimet bazë të së cilës këmbëngulin në deorientalizmin dhe oksidentalizmin

          e  shqiptarëve ashtu siç mësonte edhe Naimi:

“Për shqiptarët dielli lind në perëndim”.

Me një botëkuptim dhe botëvështrim të këtillë , porosit autori , duhet t’i edukojmë edhe fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm për t’i dhënë Shqipërisë Natyrale imazh  të çiltër  kombëtar dhe evropian-perëndimor.

Sepse ,sipas autorit , idetë imperialiste, teokratike e religjioze shkërmoqin dhe pëdhosin vlerat tona fundamentale kombëtare…

VI.Portreti i Gjergj Kastriotit-

               ——————————————

Skënderbeut

Është me shumë rëndësi të theksohet set ek vepra : MONOLOG ,

kemi shumë ide ,shumë vlera ,shumë rrëfime që reflektojnë për komunikimet  e autorit me miq , bisedat frymëzuese me poetin ,Sami Sherifin(tashmë i ndjerë, të cilin edhe unë e kisha mik), veprat e të cilit i vlerëson si shumëdimensionale, jetësore e jetike; aty del shpirti  patriotik e brilant i  autorit .Aty rrëfen se pas leximit të Kafkës , kishte bërë portretin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe në lidhje me këtë shkruan,citoj:”Ç’ndjesi e rrallë kjo , im Zot , kur kujtoj portretin e këtij gjiganti shqiptaromadh!Këtë e kishte bërë në moshën shtatvjeçare , që për mua është një mrekulli e rrallë!

Këtu përmend edhe bisedën me mikeshën Lilijana Qurkun ,e cila do ta quajë,  citoj:”bir të dashur të

                              ————————-

 shqiptarisë!(nënvizoi:I.A).

         ——————–

VII.Besimi i thellë në Zotin krijues

—————————————————-

Sipas asaj që shkruan autori në këtë vepër ,e llojit estetiko -filozofik,

kuptojmë  se kryepersonazhi , Zekerija Idrizi,  duke jetuar hermetikisht në vetmitë e tija vegimtare (ethe drithëruese metafizike dhe filozofike) sa të gjata aq edhe të rënda,

  shpesh iu kishte lutur me përgjërim të Madhit Zot duke thënë:

“Im Zot, kij mëshirë , më çliro nga hijet e hijenave dhe onomatopetë kobndjellëse të  derrave (levantinëve të majmunosur!”.

Si duket , pas gjithë asaj që e thotë edhe ai vetë ,Zoti të cilit ai i beson thellë ,e ka mëshiruar dhe çliruar  nga prangat…

 

    VIII.Në përmbyllje

       ————————-

     Autori Zekerija Idrizi , si njohës i thellë jo vetëm i fesë islame por edhe  njohës i thellë i doktrinave i të gjitha feve , i formuar kombëtarisht , ka depërtuar thellë  në.botën shpirtërore të ideologjisë shqiptare .Kështu prandaj  krejt në fund mund të konkludojmë me të drejt  se vepra: 

 MONOLOG MBI MONOPOLIN RELIGJIOZ, 

ngërthen  koncepte të gjera gjithëpërfshirëse   mbi religjonin dhe bestytnitë e mbarështruara si sprovë shkoqitjesh e pikëpamjesh në sensin sqarues- ndriçues mbi dogmatizmin dhe pasojat në botën shqiptare.Si teolog dhe filozof ,me  një diapazon të gjerë njohurish, ai ka dhënë një kontribut të çmueshëm në zbërthimin korekt dhe objektiv ,shkencor e filozofik ,të teorive fetare.Me këtë vepër që ka vlera shumëdimensionale,


ai është vënë ,me mish e me shpirt ,në funksion të idesë së NEOSHQIPTARIZMËS .Ai u ka shpallë luftë ideologjizimave të kota që shpiejnë në degjenerim e humnera me ndikim konceptesh neo-otomaniste!…