Një nëne që iku pikëlluar-Kristofor Merkuri


NJË NËNE QË IKU PIKËLLUAR

(Elit…)

Drejt muzgut ajo, iku nxituar.

Dielli s’i ndriti, se shpejt i perëndoi.

Dhe pse muzgjet në Maj, janë të lakmuar,

I saj u dogj, si jeta që ishkoi.

Fati e lëndoi shumë si nënë…

Dhe jetoi vetëm dimra…acar.

Edhe ditët për të, ishin net pa hënë.

Netët…skëterrë, pa”Yllin Polar”!

Buzëqeshjen si gjyshe, ja ngrinë në buzë.

Sa pak e shijoi breg-oqeanit, m’atanë!

Një monstër njerëzore, një Circe, Meduzë,

Rrënjët e gjakut ja prenë… ja thanë!

………………………

Dhe ike me dhimbje, pikëlluar,

Dhe prapa, sa dhimbje që le!

Me lot u përcolle, të kulluar…

Dhe një grusht të hodhëm, me dhe.