Një nga ju-Ildije Xhemali


NJË NGA JU

Krijesa ime nisi udhën e gjatë

Vesa e mëngjesit pastruar e larë.

Larg çdo kozmetike e pasareli

S’di e pëlqyer, a e lënë mënjanë.

Rrezet i ftova e u dhanë dritë

Me ëmbëlsi shpirti përpjekur t’i ngroh.

Tek çdo njeri njerëzoren pash’ e shoh.

Në t’keq a t’mirë, me Ju përditë.

Shkrova shtruar, s’dhashë, mend.

Ca thinja të mia u vura kurorë

Zemrën shkëputur, vënë Ju në dorë.

Kurorë s’kërkova për timin talent.

Çlodhje gjetshi pas ditës pun’shumë.

Antistres në vallëzim me fjalë, vargje.

Koka mos t’ju dhemb nëpër paragrafe.

Qetësim, prehje tek secili dhënë.

Më ftuat?!Ftesës tuaj, plotërish:”Po!”

Kur t’ua shoh në dorë librin tim

S’ka fjalë t’përshkruaj timin gëzim

Kur t’dëgjoj: “Një nga ne është KJO “

Jam Një si Ti që agun pret në arë

Jam Një si Ti që rrite djalë e vajzë

Jam Një si Ti që gjoksin rrahur n’valë

Jam si Ti, kafshatën n’gjyer n’dhallë.

Fëmijëve t’u hap shtegun e bardhë

Mbi ëndrrat e mia shkelur e tharë.

Poezia e parë në librin e 9- të

Përmbledhje me prozë e poezi:

“NJË NGA JU”