Një njohje befasuese e kandshme me një profesor-Nga Selman Mëziu


Nga Selman Mëziu

Prof Vladimir Peza dhe Selam Mëziu

    Ndihesh i rinuar e privilegjuar nga takimet. Ato të mbështjellin mkujtime, diturie, njohje të thellë, përvoje të pa dëgjuara. Sigurisht këto të çlirojn nga dhëmbëzat e shqetësimeve të jetës. Mikelohemi nga fjalët e mira e përpiqemi të mbajm mend këshillimet e miqve  të mijë të ka heshëm dhe njëkohësisht pylltar si Kole Malaj e Gjergji Tane.  Koha u rrokullis mbi parimet e lëvizjes së rrotës së jetës ambëlsisht, duke pirë sipas deshirës e folur për të tanishmen, shëndetin e të ardhmen. Sigurisht shkurret, shkurrëzat e drurët zbukurues, shumë formëshe, ledhatonin bisedat tona me hijeshinë tyre gadi si në pranverë.

       Pas largimit të Kolës, vjen pranë nesh i ftuar nga Gjergji profesor Vladimir Peza.  Me trup të shëndetshëm, veshje të thjeshtë, fytyrë rrumbullake, bardhoshe. Nga biseda e kandshme e profesional dhe peizazhi trupor, nuk ngjante se ishte në pension.  E filluam bisedën në gjuhën italiane. Ladi siç i thirrnin shkurt, kishte studiuar në Universitetin Sapienca. Në Minierën e Kalimashit kishte punuar prej disa vitesh, pastaj pedagog në Fakultetin e Gjeologji Minierave.  Prej 20 vjetësh kishte dhëne mesim në fushën e EKOLOGJISЁ në këtë Fakultet. Njohës i trevës së Dibrës së Poshtëme. Prejardhja e tyre me tre vëllezer, me njërin prej tyre me emrin Ymer nga rridhte edhe mbiemri Mere, ndoshta nga vitet 1300 nga Kastrioti ose Sina e Dibrës. Koleg e shoqëri të ngushtë me Prof. Vesel Hoxha e Prof Gafur Muka. Gjitmonë shoqëria me dibranët i kishte pëlqyer e lidhur ngushtësisht, nga vetë  genet e tij prej këtyre anëve.

  Biles kjo ishte arsyeja që pyetjeve të mia mbi Skavicën (Qafë Draj Reç) e priti me entuziazëm duke folur qartë e prerë mbi ndikimet  shkatërrimtare, mbi mjedisin ekologjik dhe dobia e përkohshme energjitike. Profesori yne që biseduam, ka edhe njohuri të thella shkencore në fushën e ekologjisë dhe kuptohet edhe asaj të gjeologjisë.

   Shkurt po japim disa mendime të tija.

Në vendime të tilla duhet marrë mendimi i popullsisë të të  përmbyturve. Si elementi bazë i demokracisë e njohjes legjitime, si pronar i trojeve e tokave bujqësore, kullosore e pyjore. Pa lenë mënjanë ose së bashku si vëllezërit siemez duhen diskutime, ballafaqime, konsultime me specialistë të fushave mjedisore etj. Dhe ja cilët janë këto: inxhinierët e tokave ose pedologëve, gjeologëve, ekologëve, pylltarëve, gjeografëve, historianëve, arkeologëve, agronomëve, biologëve, etnografëve e ndonjë tjetër.

    Po u mbytën fushat, kodrat, shpatet, zhurishtet, tokat humbin strukturën, teksturën, kapilaritetin duke u kënetizuar e humbur aftësinë e lindjes së jetës së gjallë bimore e popullimin me kafshë e shpendë etj. Edhe pse duket se kemi leverdinë në prodhimin e energjise elktrike për disa vite, pas disa dhjetra vjeçarësh ajo humb vlerat për nga prishja e ekuilibreve bioekologjike, mbushjes, nxehjes globale.  Duke  kthyer trevën dibrane në një shkretim qenijesh të gjalla, përfshirë edhe trojet e popullin punëshumtë të luginës me pjellore të Drinit të ZI.

    Nuk duhen lanun pas dore vlerat e gërmimeve arkeologjie, ku asht shkruar historia e stërlash që nga prehistoria e deri në ditët e sotme. Sigurisht sa është gërvistur ne ketë fushë.  Si perfundim nuk kemi të bëjmë me luginat e ngushta shkambore te lumit  Drini nga digat e Vaut të Dejës, Komanit, Fierzës, por me një përmbytje si të koheve te Atlantidës apo të Noes.

   Si nuk ju shkon ndërmend  projektuesve të kësaj katastrofe pasurish natyrore, njerëzore e kulture të stërlashtë, se kemi të bëjmë me një mjedis strategjik për luftë e paqe me Serbinë etj, armikun qindra shekullorësh. Llogaria duhet bërë me laps në dorë e mend në kokë, bazuar në shkencat e ndryshme të jetës së gjallë, pasurive mbi e nën tokësore dhe jo me fodullëk e hamendje të njërit apo tjetrit, kushdoqoftë.

       Prurjet e Drinit të Zi në njëzete vjeçarin e fundit janë pakësuar shumë, duhen llogaritur këto sipas matjeve reale për të ditur kohëzgjatjen e mbushjes. Kjo hapësirë e mbushur me uji do të shkaktoi ndryshime të theksuara klimatike nga vargmalet e Runjave e atyre Pikëllem Korab mali i Sharrit me pasoja shkatërruese, zhdukese të bashkëshoqërimeve bimore shtazore me jetë formim miliona vjeçar etj. E të gjitha këto janë me pasoja bioekologjike, bashkë me mjegullën për shëndetin e popullsisë së mbetur, qënjeve të gjalla e prodhimtarinë e shumimin e tyre. Këto analiza duhen bërë me logjikë të ftohtë, shkencërisht dhe një për një. Unë jam gadi të kontribuoi e të jem pjesëmarrës i shoqatave ose edhe të asaj që jeni juve inxhinier Mëziu. 

   U ndamë me shtrëngime duarsh e përqafime. E falënderova profesorin e urtë, të zgjuar e shkencëtar, për mendimet dhe rreshtimin e tij si kapacitet intelektual e shkencor në luftën titanike për mbrojtjen e Luginës të Drinit të Zi dhe vete zemrën e tokave prodhuese e mushkërive të të gjithë neve Dibranëve, shqiptarëve e mbarë popujve të botës.