Një pëllumb më erdhi:Gina Xhaferaj


Një pëllumb më erdhi .

Më erdhi në ëndërr një pëllumb I bardhë
Në sqep ai kishte një zarf me një letër
Ma hodhi në dorë si dhuratë e rrallë
Erdhi si pranvera në livadhin e gjelbër.

U ngrit që të ikte kokën ktheu mbas
Sikur po këndonte me ca porosi
M’u kujtua pranvera dikur në fshat
Që më sillte tek vullkan me dashuri.

Për ato që më tha lotë s’i kisha parë
Në qerpikë kisha vetëm lotë të tharë.
Vera e pranvera kaluan me radhë
Më dukej si gurrë që shpërthen ngadalë.

M’u duk sikur më tha të merrja një letër.
Të ikja poshtë te zalli të shihja zjarrin
Më tha që të ndizja një zjarr tjetër
Prushin ta mbuloja me hi te oxhaku.