Raca e njeriut po pakësohet;
Me qen rrugësh po zëvendësohet.
Ngrihem herët në mëngjes,
Po, shikoni se si lehin qentë:
Mos kalo ti këtu, i ke mendtë?!
Ndaj nis kthehem, shkoj në shtëpi,
nëpër rrugë nuk po shoh një njeri.
Ah, kjo jetë kështu si na qenka,
shoqëri vetëm qeni na bëka!
Qen të vjetër, këlyshë, vijnë vërdallë,
s’kanë në gojë as dhembë, as dhëmballë,
trotuarët kanë zaptuar, ja, qentë,
Angullijnë si pushtues të vërtetë;
Sigurisht, dhe në krye kanë mbret,
që nuk hesht, me triumf zë bërtet.
Shtrin një sofër dhe banketin u shtron;
Mban fjalim dhe zë plotë kuvendon,
Tej, zagari, qëndron disident;
Veshët tund edhe thotë: Ç’ parlament…!
…ja një vajzë hapat hedh madhërisht,
një qenush mban në krahë, vajzërisht.
Përkëdhel dhe e puth ëmbëlsisht.
Eh, kujdes ku po shkel, o njeri!
Qytetërim është apo kafshëri?
