Nuk di se ç” fjalë të zgjedh për ty, o pusht,
Ti krijesë e pazakontë- terr i rënduar,
Ty barkpërbindësh, i panginjshëm,
Ty shpirtkalbësirë, rrënoj’ e vjetëruar !
Sikur të kishja forcën e Anteut
Dhe shpirtin e zi si një hienë,
Pēr ty me kthetra do të hapja
Në këtë vënd gropën mē të thellë !
Po ç’ të bëj, mjerani, që jam poet
Si gjithë poetët fakirë në botë,
Që s’kanë dorë krimi, por janë aq të zbehtë
Sa lufta ndaj teje mbetet e ftohtë.
Veç nëse nga unë s’ gjen vdekje kurrë,
Shpagimi për ty le të vijë nga një kurvē !
H. Mehmetaj 2001