Një puthje të dhashë-Defrim Selmani


Një puthje të dhashë

dhe të ra një lot,

s’ta dhashë dot të dytën,

se s’durove dot…

Të ra në cep buzës,

që digjej nën afsh,

mbuluar nga zjarret,

që i ndezëm bashk…

Një puthje të dhashë,

më pas u bënë dy,

dy dritëza t u ndezën,

në të bukurit sy…

T u ndes buzës tënde,

një ngjyrë si qershi,

nën dritën e hënës,

Të mbajta në gji…

Një puthje të dhashë,

po s’e shojta dot,

buzën tënde mjaltë,

që digjej nën lot…

U dogja dhe une

në zjarr porsi ty,

nga një puthje buze,

U dogjëm të dy…