Një shëtitore ka qyteti im
Kryqëzohen siluheta
Hidhen vështrime
Lindin dashuri.
Takohen duar
Reklamohet moda.
Rruges i dhemb shpina
Nga goditja e takave
Drurët e lodhur.
Dëgjojnë cdo mbrëmje
Te njëjtat histori
Verbohen nga vezullimi
I limontë i dritave.
U merren mend
Nga ecejaket e njerëzve
Një shëtitore ka qyteti im
Pelegrinazh në cdo stinë .