” Një takim i thjeshtë, mbresa të pashlyeshme me Prof.Fane Tarifën…!!Pirro Minella Millona


” Një takim i thjeshtë, mbresa të pashlyeshme me Profesor. Fane Tarifën…!!”

…..Disa ditë më parë i propozova Profesor Fane Tarifës, te bisedonim nga afer, të uleshim për një kafe.

Tepër i gatshëm u tregua dhe kështu pas disa rakordimesh të orareve e lamë në 8,30 tek Liceu Artistik.

U përqafuam si dy miq të hershëm. Kishte marrë me vete dhe dy veprat e tij ” Përjetime Shqiptare” dhe “Mbipesha e zhgënjimeve”.

Përballë meje një Fisnik, i qetë, tepër i natyrshëm në komunikim. Biseda hyri në rrjedhën për të mësuar më shumë për Profesorin, jetën e tij, rrugëtimin e gjatë, sukseset dhe zhgënimet e tij, në zigzaket e rrugëtimit jetësor.

-Profesor, besoj më takon të di për ju zanafillën e jetës tuaj.

-Kuptohet që e prisja këtë pyetje njerëzore.

Jam lindur në fshatin Hundëkuq, afër Labovës së Zhapës. Aty belbëzova fjalët e para, hodha hapat e para, lojrat e para.

Fillova të rritesha. Kishte një problem për shkollimin. Duhej të shkoja në Erind atje ishte shkolla. Largësia e konsiderueshem, çdo ditë përshkoja për 4 orë rrugë në ato vënde. Ngrihesha në oren 4 të mëngjezit. As këndezat e fshatit nuk kishin kënduar akoma. Natë e frikshme. Rrëmbeja çantën e thjeshtë prej rrobe, ku vendosja me kujdes librat e mbështjella me aq dashuri. Në xhepat e mi të vegjël i mbushja me gurë.

Ecja si mund të ecë një fëmijë , me frikë e ankth. Gurët ishin arma ime. Kam ndeshur edhe ujqër në ato vënde të egra. Rruges kaloja edhe dy kisha, për mua ishin shumë të frikshme.

Arrija gjithmonë para se të fillonte mësimi. Nxënës tepër i zellshëm. Rrugën e kthimit e bëja pothuajse me vrap.

Vitete rridhnin dhe unë kisha marrë shtatin e një djaloshi të ri, plot energji për dije.

-Shkollen e mesme nga ato pak gjëra që kam mësuar Profesor e keni kryer në shkollën pedagogjike “Pandeli Sotiri”

-Nuk më mungonte vullenti dhe zelli për të mësuar dhe vitet e shkollës të mesme ecuria ime nuk njohu notë tjetër veç 5, atëherë ishte sistemi deri në pesë nota.

Mbarova me medalje ari. Ditën e parë të punës do të ishte në fshatin Zhytomtë të Beratit. U trondita, nuk e mendoja kurrë këtë emërim kaq larg familjes në atë moshë akoma të njomë.

Nuk shkova, më thirrën në Degën Ushtarake dhe më plotësuan dokumentat për tu përgatitur si oficer.

Shefi i Degës Ushatarake i asaj kohe ishte në provimin e maturës në matematikë. Më kishte fiksuar..

Kështu një ditë erdha në Tiranë. U paraqita në Akademinë Ushtarake, dorëzova aplikimin, që më kishte dhënë me vete Dega Ushtarake e rrethit dhe mora lejë të flija, atë natë tek një kushëri im. Më pritën ngrohtë dhe djali i madh i kushëririt, kur mori vesh se diploma ime ishte me të gjitha 5, u çudit dhe mori në telefon sekretaren e ministrit të Arësimit, në atë kohë Ministër ishte Thoma Deliana. Ju lut nga ana e tij , që nesër të gjente mundësinë ta takoja Ministrin.

Kur mbylli telefonin më udhëzoi.

-Dorëzo Ministrit mbi tavolinë diplomën e shkollës të mesme, e shoqëruar me medaljen e artë, duke i thënë nuk më duhet dëftesa, mbajeni ju, se gjersa nuk më doli e drejta e studimit për shkollë të lartë.

Dhe kështu të nesërmen tërë ankth, arrita në Ministrinë e Arësimit gjysëm ore para. Takova sekretaren dhe ajo hyri brënda dhe pas pak doli duke më thënë së; Ministri ju pret!

I ndrojtur mezi bëra ato pesë hapa.

U ula tërë ankth në karriken dhe fillova të flas me emocione.

Më dëgjoi më vëmëndje. Nuk foli, pastaj mori në telefon Gjirokastren dhe pasi mbylli telefonin ma shpjegoi “arësyen” e mos dhënjes së të drejtës së studimit. Në seksion të arësimit kishte ardhur nje letër nga Kryetari i Këshillit të bashkuar, ku e cilësonte familjen time si “kulak”.

Më tha, mos u mërzit dhe në sytë e mi thirri një nënpunës dhe në prezencën time i tha:

-Rregjistroje këtë djalosh të zellshëm në një nga degët vakant.

Nënpunësi midis vëndeve vakant përmëndi dhe biokimi.

Minsitri më pa në sy dhe më pyet:

-A të pëlqen biokimia.

Une kërceva përpjetë nga gëzimi rrufeshëm u përgjigja me zë të fortë:

-Po

Të nesërmen fluturova për në fshat. Sapo mbrita, ata më panë të habitur:

-Pse erdhe a nuk do të vazhdosh për oficer. Këtu bujqësia të pret.

Me frymën që më mbahej nga emocionet u tregova tërë historinë e të drejtës së studmit të fituar vetë ballë përballë me pushtetin.

Kështu bera përgatitjet e nevojshme dhe ditën e rregjistrimit u paraqita në sekretarinë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, përballë Maternitetit. Isha studenti më i ri i asaj godine.

Përvesha mëngët dhe gjithë jeta ime studentore ishte “Mësimi”

Katër vjetët fluturuan shpejt dhe në përfundim në diplomën time ishin nga 22 nota vetëm një nota 9, të tjerat të gjitha 10.

Më dhanë diplomë të kuqe e shkruar me gërma ari.

Pas kësaj filloi karriera ime.

Emërimi i parë më shokoi Isha caktuar mësues në Gjadër të rrethit të Lezhës. Ditën e parë të shkollës si mësues u paraqita dhe duhej të jepja mesim muzike. Një hall më vete. Por vullneti ishte i madh dhe dëshira për punë. U bëra mësues i “zellshëm” për muzikë.

Më vonë erdhi emërimi im si mësues në Teknikumin Ekonomiko-Bujqësor në Lezhë për tre vjet dhe dy vjet si N/Drejtor në Manati dhe Zejmen.

Pastaj më transferojnë në Tiranë dhe kur prisja të isha mësues për biokimi, më caktojnë të jap Materalizëm Dialektik si Pedagog kryesisht në Fakultetin e Mjekësisë dhe pastaj për afro 10 vjet në Institutin e Fiskulturës “Vojo Kushi”.

Në vitin 1989 mbrojta doktoraturën në Sociologji.

Erdhën ndryshimet në sistemin politik të vendit dhe në kohën e demokracisë, po e përmbledh më shkurt, më nxjerrin në asistencë dhe më vonë punova për 6 vjet me firmën e karburanteve “IAP” dhe 5 vjet në firmën gjermane ” Wurth”.

-Mund tju bëj një pyetje. Çfarë pozicioni keni punuar në këto firma??

Qeshi pak nën buzë Profesori dhe u përgjigj.

– Pirro në profesionin tënd si financier. Më detyrove të të tregoj një episod të vogël.

Në nje nga bilancet e dorëzuara, Drejtori i Tatimeve kishte parë emrin tim dhe nuk e kishte dëgjuar, si financier diku gjetkë. U bë kurioz dhe më thirri në zyrë.

-Ju keni mbyllur bilancin dhe keni vënë edhe firmën si financier. A keni diplomë dhe specializim për mbajtjen e llogarive kontabël?

Ma kishte dëgjuar emrin si Doktor në Shkencat Sociale, por jo financer.

-Nuk kam diplomë apo specializim. E pashë në sy.

U step, ateherë i them duke e sfiduar:

-Bilancet i mbyll mbase edhe më mirë se ju??

I “dogji” shumë përgjigja ime dhe e pranoi sfidën.

Aty në zyren e tij të dy morrëm të dhënat dhe mbyllëm pasqyren e rezultatit financier.

Te dy një rezultat nxorëm. Më pa në sy dhe me të qeshur më thotë:

-Më ke kopjuar mua!!

-Nuk ka mundësi unë e mbarova 5 minuta më shpejt se Ju…

Pirro të mora kohën e nevojshme, më fal, se duhet të ngrihem.

Ngela pa fjalë nga tregimi i rrugëtimit të Profesor Fane Tarifes.

…..U ngritëm të dy dhe e përcolla një copë rrugë, u përqafuam dhe e ndoqa me sy sa kaloi rrugën dhe vazhoi në brendësi në drejtim të banesës. Çdo gjë të biseduar me të e kisha memorizuar në kujtesën time…..