Një tufë me trëndafila
Një tufë me trëndafila
Unë i mblodha me mallë
Gjëmba kishin shumë
As një gjëmbë nuk mora
Dorën, ma ruajtën
Se unë ata i mblodha
Për ty moj nëna ime
I mblodha me mallë
Dhe me lotë në sy
Se malli më ka marë
Shumë për ty moj nënë
Buqet unë do ti bëjë
Dhe dy tri fjalë du themë
Du japë një përqafim
Me një zogë nëna, te ty unë do ti nisë
Të nxjerrësh mallin nënë
Që aq shumë të mundon
Të fshish lotët e mi
Që brënda do ti gjeshë
Dhe zogun kthema prapë
Te unë moj nënë të vijë
Të më sjellë erën tënde
Dhe mallin që ti ke
Mallkuar qoftë kurbeti
Na ndau për së gjalli
Shpirtin na këpute
Dhe zemrën na i dogje.
