Një vegim përpara monumentit të Isa Boletinit në Shkodër-Zef Staku


Një vegim përpara monumentit të Isa Boletinit në Shkodër

“Ku po’ shkon o kosovar,

me kët’ hap,

alltin në brez,

s’pyet për muzg as për mëngjez?…”

– Shkoj për festë atje ndër labë,

shkoj ku jan’ shqiptarët mbarë.-

” Ndalu pak !…s’je si dikur !…

Kan’ kaluar

vite shumë…shtatëdhjetë e pesë !…

– Shkodër – loce s’rri pa’ shkuar,

nuk jam plakur, jo për besë…

Kosovari i atij mot,

jam edhe sot…”

” Për në Vlorë,

te Pavarsia,

është larg…është rruga e gjatë,

do të lodhesh, kosovar ! …”

– Në më marrtë uria m’udhë,

bukë e zemër gjej n’çdo kullë…

Në më lashtë kjo këmbë e shkretë,

kam sokolat, djelm me fletë…

Në mos m’punoftë gishti i alltisë,

kam rininë e tër’ Shqipërisë…

Në m’u errshin sytë e ballit,

m’i shpërlajnë-o lotët e mallit…

E te Vlora veç do shkoj,

do të vete edhe një herë

te ai flamur që na bashkoi.

Rreshku i buzëve aty m’ka mbetur,

shpirti vetë !…

At’ flamur un’ për pa e gjetur

sa t’ jet’ jeta nuk rri i qetë !…”

. . . . . . . . . . . . . . . . . .

ZEF STAKU