Një vendbanim i hershëm


Eduart Demo dhe Bardhosh Shkurti


Të gjitha vendbanimet e vjetra e kanë njê histori të trashëguar brez pas brezi, por veç historisë ka edhe gjurmë që koha i ruan me fanatizëm si dëshmi. Në fshatin Tërbaç kemi hasur gjurmë të shumta vendbanimi të hershëm. Vëmendjen më të madhe na e tërhoqi një venbanim i tillë në malin e ShënGjergjit. Në faqen jugore të malit kemi një shkëmb të thepisur, me një lartësi 50-60m e lidhur për këtë faqe shkëmbi është ndërtuar një mur i lartë guri me llaç e gëlqere. Muri fillon mbas 4 shkallë të gdhendura në shkëmb. Nga forma e ndërtimi të bind se ka shërbyer për tu ngjitur në majën e tij
Ky mur nga vendasit quhet ” Kalaja e Teutës ” .
Nga gojdhënat mësojmë se në këtë vend ka ardhur mbretëresha e Adrianëve , Teuta dhe ka fjetur dy net e më pastaj është larguar për në Itali nëpërmjet limanit të qytetit Orik.
Kalaja e Teutës në grykën e malit të ShënGjergjit, vëzhguar me sy të lirë dhe mbi sipërfaqe, pa bërë gërmime dhe sondazhe ruan vetëm emrin. Shum pak histori dhe asnjë gjurmë të fortesës apo kalasë.
Në fund të shkëmbit është një burim uji me prurje të pandryshueshme, shumë të freskët në të 4 stinët e vitit. Burimi ka dy dalje pranë njera tjetrës dhe gati dy metër më poshtë një depo të vogël të hapur ndërtuar më gurë dhe llaç me gëlqere.
Burimi quhet burimi i Noftisës, emër të cilin e kemi kërkuar në fjalorët e Greqishtes së vjetër dhe të Latinishtes dhe nuk e kemi gjetur se ç’do të thotë.
Në majën e shkëmbit ndodhet një shesh me bukuri natyrore të mrekullueshme. Nga vendasit quhet qafa e Rrotorit. Në këtë shesh ndodhen rrënojat e një ndërtese e cila të jep përshtypjen e një tempulli. Po aty ndodhen disa varre ndërtuar me pllaka të mëdha guri të butë shtufi.
Faqia e malit mbi qafën e Rrotorit ka mure të vjetër pa llaç dhe materiale ndërtimore të cilat formojnë disa tarraca. E gjithë kjo sipërfaqie ka qenë e pyllëzuar me pemë Lisi, por e djegur shekuj më parë së bashku më një pjesë të pyllit të Kathes.
Pylli i Kathes , sipas vendasve pyll i shenjtë.
Poshtë burimit të Noftisës, afërsisht 200-300m në vijë ajrore ndodhen muret e rrëzuara të një kishe, të cilët banorët e quajnë kisha e Shiroke. Kisha ka një sipërfaqe të brendshme 9.80×4.30m dhe me gjerësi të mureve 0.6m. ……. Nga banorët është mbajtur edhe si vend pelegrinazhi duke e shenjtëruar sipas mënyrës së tyre.
……..
Në fund të këtij shpatmali kemi lumin e Kaurrit ( të Selajve ), i veçantë nga lumenjtë e tjerë sepse rjedh nga Perëndimi në Lindje. …….
Kufi me vendbanimin e vjetër për të cilin kemi vëzhguar, nga ana lindore ndodhet një pllajë e cila quhet Vija e Sele.
……..
Autorë të Antikitetit tek të ciët kemi shfrytëzuar të dhënat e tyre shkruajnë :
” Eustathi thotë … lumi i Dodonës ose lumi Selëve kalon pranë kësaj faltoreje ” .
……………..
Poshtë këtij vendbanimi në afërsi të burimeve të lumit të Kaurrit ndodhet një fushë afërsisht 0.5Ha e në qëndër të saj ndodhet një shkëmb i madh i cili quhet Guri i Pazari. Nga gajdhënat se këtu ka qenë vend tregu për të gjithë krahinën e Lumit të Vlorës. Huazimi i fjalës pazar mendojmë se është i ri i periudhës së pushtimit Osman. Por këtu vinin për shkëmbime, tregëti etj. nga qytetet e Horës, Ceries, Amanties dhe Olipias nga Dukati, Tragjasi , Oriku e mbarë gjithë krahina e Himarës më në jugë, si dhe nga Bylisi e Apolonia më në veri.

About Post Author