Një verë të mbarë për të gjithë!Blerta Basha


Blerta Basha

Erdhi vera e bukur e ngrohtë,

E mbushur natyra me lule plot,

Vellon si ylberi me shtate ngjyra,

Ka veshur sot e gjithë natyra.

Po sa lezet i paska kur tund krahet,

Aromë lule manushaqe lëshon kudo,

Dhe këmbët e bukura plot lule shqerra,

Lajmëron zogjtë se erdhi vera.

Janë ngritur fluturat dhe vallëzojnë,

Me petale lulesh kapur dorë për dorë

Fytyren lajnë me vesën e mgjesit,

Dhe i këndojne verës mirëse erdhi.

Bilbili këngës ja ka nisur maleve,

Me melodi natyre shumë ngjyrëshe,

Zogjtë shtegtarë janë kthyer,

Dhe puthin kodrat e malet,

Mes cicërimas ëmbël pëshpërisin,

Se natyra ka veshur vellon me petale.!