Një yll që u shua-Vilson Mersinllari


——————————

Me dhimbje te madhe në kompjutër u ula

vura duart për mbi tastjerë

për të shkruar diçka për ty balerinë

per ty o -Yll-,o artiste vyer.

Kur dilje dikur,si shtojzovalle

kërceje aq bukur,si sorkadhe kërceje

admirimin dhe duartrokitjet e publikut

menjëherë atyre,ti ja u rrëmbeje.

Dhe ashtu si artiste madhe,artiste vërtetë

ju përkushtove këngës,televizionit ju përkushtove

mjeshtëre e madhe për kërcim dhe balet

por ëndrra tu pre në mes,dot se përfundove

Se sëmundja e egër ty jeten ta mori

o artiste e vërtetë o Ar i pa çmuar

nga gjiri artistëve,ty seç të nxori

por do mbetesh ti,një -Yll I PA SHUAR-.