Një zambak i bardhë mbi valë…Nga Spasse Thanasi


Një zambak i bardhë mbi valë…
DRITËSIM DIJESH DHE VLERASH NË SYTË E SHPIRTIT !
….
⦁ Shkrimtari pogradecar Myzafer R. Berberi flet për të gjithë me një libër publicistik që të përball me hapësirat pa kufi të fantazisë krijuese…Ai sjell një vlerë të shtuar në begatinë letrare të vendit dhe “qëndis” vlerësime, fisnikëri e sinteza për vyrtytet më të mira njerëzore

……………………………….Nga Spasse Thanasi
“ Unë dhe Miqtë”, botim i vitit 2020, nga një penë romantike buzë liqenit është një studim jetësor që sjell në një libër të vetëm personalitete letrare që kanë jetuar e shkruar nën “peshën e vlerave”, për ti dhënë jetës ndjenja të pashlyeshme, kujtime e dashuri !…
Cdo shkrimtari e poeti ia zbulon vlerat e ndjesitë njerëzore dhe plot fantazi “qendis” bukuri të adhurueshme të liqenit, me një shpirtë që të “trondit” mendimet dhe impresionet pakufi të ndjenjave…

Dritë e ndjesi të larta sjell autori për shkrimtarin e shquar Sterjo Spasse dhe e quan atë “një nga kolonat e kështjellës së artit të kulturës shqiptare”….Vyrtytet themelore të popullit tonë Sterjo Spasse i ka ngritur në vlera arti me një gjuhë të thjeshtë rrëfyese dhe ndjesi të mëdha shpirtërore.. Madje është e dukshme vlera humanitare brenda të cilave zhvillohen ndjenja të thella të trishtimit e të pesimizmit dhe i gjejmë të zhvilluara edhe në filozofinë e krijimarinë e ekzistencialiste siç janë nobelistët Sartre (1905 – 1980 ) dhe Kamy (1913 – 1960) apo tek folozofi gjerman Jaspers ( 1883 – 1969 ). Penda artistike e Sterjo Spasses tek romani “PSE ?!” përshkruan me ngjyra mallangjyese jetën e një djaloshi pesimist dhe ky roman “nuk ishte një hap mbrapa, ishte më tepër një esullim i mendjeve drejt një të vërtete që të vriste sytë”… Përshtypje të veçanta për “PSE-në” e Sterjo Spasses do të shkruante dijetari francez Andre Mazon, albanologu austriak Norbert Jokli, që e përgëzonte Sterjon nga Vjena. Sterjo Spasse është një nga themeluesit e letërsisë prozaike në Shqipëri, ai mori nga populli vyrtytet mëtë larta dhe i derdhi artistikisht në veprat e tij. Romanet e Sterjo Spasses janë një dëshmi letrare e shpirtit shqiptar të etur dhe të vendosur për kauzën e lirisë që zotëron në të gjithë hapësirën shqiptare !…
Si ‘njerëz që dua” apo dhe “kurthi i mallit” autori i librit flet për poetin Përparim Hysi . E atë e sjell si eseist të shquar dhe prozator i arirë në letërsinë shqipe,si një prurje plot hijeshi e bukuri. “Që nga larg” me rrënkime nostalgjike ai e vendos poetin në “barakën e dashurisë” dhe i jep misterin në “sytë e shkruar”….dhe gjithashtu e dalldis në motet e shkuara për të platitur ndjenjën në turtujt e viseve të shpresës. Askush si ai nuk e ka thënë “nuhatjen e hollë” në vlerat e brishta që melodjojnë heshtur te syri i Diellës !….
Me shkrimtarin Dhimitër Xhuvani autori Myzafer R. Berberi takohet tek limani i dhimbshëm “Dashuri e Harruar” ku evulon vlera njerëzore midis kujtesës dhe harresës, midis dhimbjes e frikës së dashurisë, midis plagëve të shpirtit dhe ëndrrave të vrara… Në këtë filozofi përplasen kundërshtia e mendimeve e botëkuptimeve të personazheve : Neri Dhanos me psikologji të ndryshme, të Nanasë së urtë e të duruar të suobistes ekstazike e të hijshme; Galja Smirnovas, të vajzës së bukur fatkeqe e mjaftë njerëzore, të kurvës së dhimshme Ljusa Dobroljuborna dhe të gjithë bashkëveprojnë me tiparet e tyre të veçanta me personazhin kryesor Serjan Zguri,që ka“harruar dashurinë”!…
“E madhe është gjëma e mëkatit”, i drejtohet shkrimtarit Mitrush Kuteli, që me veprat e tij mbetet i madh dhe i vetëm për atë që ai është në të vërtetë. Mbi tavolinën e lexuesit autori vendos një “kryevepër të fshehtë” për shumë kohë e që krahasohet me vepra të tilla si “Fati i Njeriut” të Mikail Shollohovit apo “Plaku dhe Deti” të Ernest Hemibnguej, që të dy nobelistë…
Me fisnikërinë e “kujtimit të një kirurgu”ai flet me pedagogun dhe shkencëtarin Arqile Andrea, që në mjekësi është i rrethuar me aureolën e vyrtyteve të larta njerëzore….Sipas misionit të këtij mjeku dhimbja e të sëmurit bëhet pjesë e jetës së tij.
⦁ “Që të jesh mjek nuk mjafton përkushtimi profesional, njeherësh duhet të përjetosh shpirtërisht edhe gjendjen e të sëmurit”,- do të thoshte shpesh ky doktor i talentuar dhe ky “fill ankthesh” ishte i pranishëm e i përhershëm në të gjithë jetën e Prof.Dr. Arqile Andrea…Prandaj dhe ky libër shpalos për lexuesin e gjerë mesazhe të humanizmit dhe vlera të mëdha njerëzore të bluzave të bardha, duke paraqitur mjekun si model të një etike shëmbullore në jetë dhe thekson me zë të lartë për brezat se “vyrtyti është dhuntia më e shenjtë, më hyjnore dhe humanizmi është fryt i qytetërimit !”….
Si një mozaik diamantesh, thjeshtë pa zhurmë e pa bujë, shkrimtari Myzafer R. Berberi na e sjell në vemendje librin e hershëm të Haki Balliut “Brikena e Pelionit”, që ka personazhe historike ilire dhe na dhuron në shpirtë hapësirë, kulturë dhe kënaqësi… “Brikena shëtiste anës liqenit brenda të cilit dielli lante syrin e argjendtë si lule mali e vesuar. Dielli i Qershorit nuk shkëlqente sa Brikena nuse !..”,- me këto përshkrime vyrtytesh na e rishfaq femrën ilire si një hyjni dhe realisht të përjetuar. Në të gjitha këto përshkrime dritëson njëherësh edhe dëshira për paqe duke e lënë të lirë hapësirën për të adhuruar, ashtu sic ndodhi me të vërtetë me këtë figurë të madhe historike. Nëpërmjet zhvillimit të ngjarjeve autori na bënë të njohur ashpërsinë e maleve të Mokrës me një bukuri romantike të veçantë, sepse “Zoti e ka krijuar Mokrën për bukuri e teatër lufte”…
Tek realizimet ekspresioniste të piktorit Met Baci shpërthen në ndjenja poetike dhe “llavës së tij shpirtërore” i shton edhe tragjedinë kosovare të Skënder Sulkut, që ka marrë mitin e shquar “ylberi i atdheut”…
Krenaria e artit kombëtar shqiptar është një mesazh i madh i unitetit shpirtëror, moral e psikologjik të popullit tonë dhe kjo forcë tërheqëse e leximit të bënë për vete me freskinë e larminë e saj.
Prurjeve në letërsinë shqipe me stil të vecantë prozaik e thënie popullore, autori i shton emrin e shkrimtarit Ilinden Spasse, i cili gjithashtu shquhet për ndjesinë shoqerore dhe solidaritetin. Ndër më të vecantat e botimeve të tij është monografia “ Im atë, Sterjo”,botuar në vitin 1995 dhe ribotuar e plotësuar në vitin 2016, që ngjan me një roman joshës. Libri bazuar në krijimtarinë e gjerë të të atit, në kujtimet e veta si edhe në një masë të madhe dokumentash ka plotësuar në mënyrë të përkryer dhe tepër të vecantë figurën e shkrimtarit të madh shqiptar Sterjo Spasse.
Profesor Ilinden Spasse ka gjithashtu krijimtarinë e vetë origjinale që shquhet për prurje të reja në letërsinë shqipe.Ai është shkrimtar realist që i qendron besnik jetës shoqerore dhe vlerëson faktin e artit letrar në pasqyrimin e plotë të ndodhive apo fenomeneve jetësore në të vërtetën e saj. Ai është autor i vëllimit me tregime “Cuca e Pavionit” (1970 ); “Përtëritje”,roman (1976 ), “ Im atë,Sterjo”, monografi (1995);“Ankthi”,roman (2005 ) dhe “Pavioni i “filozofëve”, roman satirik ( 2014 ). Gjithashtu ai ka mbi 30 skica e reportazhe të botuara në shtypin periodik. Ilinden Spasse mbahet mend nga lexuesi në “tempullin popullor” me personazhin satiric Malum Lumi, i cili nuk harron të thotë hapur se “parlamentarët dhe gomarët këmbejnë trutë e njeri – tjetrit”…
Krijimtaria e tij është vlerësuar nga disa personalitete si akademiku Bedri Dedja, shkrimtari Sadik Bejko, Profesor Hulusi Hako, Profesor Isak Sheme, Arben Josa, Përparim Hysi, studjuesja Serafina Lajci etj…
Sa shumë vlerësime, fisnikëri e sinteza për vyrtytet më të mira njerëzore në këtë libër publicistik me natyrë krenare të shkrimtarit enciklopedist Myzafer R. Berberi !…Një libër i shkruar fisnikërisht dhe bujarisht, siç është shpirti i krijuesve tanë të nderuar në tempullin e artit e letërsisë.