Një zë kanarine!Jahe Fida


Një zë kanarine!

Një zë kanarine

Tek unë mbriti

Me erë trëndeline

M’u kënaq shpirti.

Eh ky zë i ëmbël

Ditën m’zbukuroi

Më drithëroi zemër

Fort më lumturoi.

Tashmë k’të zë

E kërkoj çdo ditë

T’më mungoj se lë

Se ma kërkon shpirt.

Mjeshtre kanarina

Zemrën ma fitoj

Gushëverdha, e mira

Për mua këndoj.

Dhe i ndritën sytë

Nurit t’bukurisë

Fort mirë ia kish dit

Rrënjët dashurisë

Kanarinë dhe unë

Fort u dashuruam

S’do ndahemi askund

Bashkë kemi ç’farë duam.

Jahe FIDA

CASDANO D’ADDA, Milano- ITALI