Një zgjim pa rrugëdalje-Gjeorgjina Kapaj

Një zgjim pa rrugëdalje

Ç’t’i bëj jetës që më dha këtë rrugë?

Ma mori mëndjen e më çoi mbas detit.

Më dha nëmën e moskthimit më kurrë.

dha përjetësisht rrugën e kurbetit.

Nuk di a të kthehem në shtëpinë time

Buza dridhët fort për nipër e mbesa?

Të vetëm lamë pragun ndaj trupi më dridhet.

A të rri këtu e malli të më tresin si vesa?

Kush është ai që s’e do vendin e tij si sytë e zgjuar?

Kush thotë që më mirë e ndjej veten larg në humbëtirë?

Kush nuk do në mëngjes të thotë fjalën e zbukuruar

Po ç’t’u bëjmë trazirave kur popujt morën arratinë.

Ne vajtëm diku kur populli i tyre ikte diku tjetër

I lanë shtëpitë në rënojë pa njeri

E lamë vendlindjen lamë dhe djepet

Ahh sa dredhira të bëka jeta, po dhe të jep lumturi

Tjetër herë të jep mbas kokës gërbaç

me cepa breshëri mërzitjesh dhe pabesi.

Ndërrohet çdo ditë jeta si stina te mali

Atë që dua unë s’e do çdo njeri.

Një këpucë që më vret, e hedh si lëmoshë

Sa të fshehta ka çdo derë që mbyllet në darkë?

Askund problemi im me tëndin nuk ngjason

Ty të duket se unë jam mirë fare si në parajsë.

Mos e shihni jetën pas fjalëve që unë them

Fundi nuk gjendet, as dëshirat s’plotësohen.

Me të qarë erdhëm vetëm në këtë jetë

E me të qarë do ikim fshehur në arkivole

Gjeorgjina kapaj

Athinë 8/7/2025