NJËRA ËSHTË PËR TY
E keqja është shija e së bukurës,
por e ndaluar.
ana e kundërt e së mirës,
që është kushti për të jetuar.
E mira është lule,
e keqja është drapri prerës i saj.
E keqja dhe e mira janë vrasëse –
e mira e vret të keqen,
e keqja e vret të mirën.
Pa të keqen, si dita pa diell,
pa të mirën, si trupi i vdekur.
Zoti e di më së miri
pse e krijoi parajsën,
pse e krijoi ferrin.
E keqja është dritë.
Dritë nga duket mirësia.
Mirësia është dritë.
Dritë mbi smirën.
E keqja dhe e mira ndriçojnë.
Ndriçojnë për ta parë njëra-tjetrën,
që jeta të jetë e dukshme.
Të dyja janë për baraspeshë.
Për të mos rënë në zjarr.
Për të mos rënë në lule.
E mira dhe e keqja
nuk janë të dyja tuat!
Vetëm njëra është për ty.

3Miranda Troci Derti dhe 2 të tjerë