
Njerëz si dielli
Dielli m’rrezon ngrohtsi
n’tan kthinat e errta t’shpirtit
M’ndriçon dritë e farfuri
Ma mush tan botën
Me ngjyra t’ylberta
Njeri i dielltë u bana
ftyr e zemër m’i mori
krejt.
M’bani me flutru
në krah andrrash të reja
e visesh në përralla kandshëm
tuj knu për dritën
e diellit ndër sy…
Kundroj tan amëlsi
Aurorë e shpirtit m’u bane
ditëve që përndrit.
E tash do ndjenja msheftas
po mi trazon krejt
Pak zarmi prej diellit
do rreze t”ylberit
gjakut po m’i ndez
E plotë në dashni
E ajërt n’hapsi
Rrezesh u harbova
në diell dita m’u shkri…
Dhe fjalë shpirti i mshefa
za drite m’u bane ti
e dua t’ndriçoj
tan dashninë njerzore
pa llafe,kreni.
E dielltë m’u ba dita
jeta erzash t’mira
mori hov gjallnie
Dua t’ia fal botës
Momente dielli
E grimca mrekullie…