Njerëz tè Vyer, qè nuk ju kam parè kurrë…Florentina Skendaj


Njerëz tè Vyer, qè nuk ju kam parè kurrë…

~

Hap sytë,

grish Jetën,

Botèn!

Qepalla mbyllur ,

i tretè nèn tò !

~

Nè luftè me jetën ,

fiton ai qè ka vlerè dhe kurajè…

Pèrherè miq tè çmuar pranè !

~

Vaksinè qeneve

Jam me ju bashkè,

është ligji i universit,

jo dëshira .

As drita qejf nuk ka,

t’i pèrqallen re pluhuri tè baltës tharè.

Midis jush jam,

krimba qè gjalloni zvarrè.

Po jam mbi ju,

se s’jam zagar !