Njerëzit zemërbardhë-Aziz I. Ahmeti


Njerëzit e mirë, me zemër të bardhë

Si sot, si nesër, si dhe kohë më parë

Me fjalë të matura bashkëbisedojnë

Mendimet e tyre nuk i ngatërrojnë.

Thurrin prore lavde historike

Me shprehje të bukura nga fjalët bazike

Janë të sinçertë, kur komunikojnë,

Si vëllai me villain kur bisedojnë.

Njerëzit e mirë, me kulturë e njohuri

Janë guximtarë të denjë për liri

Për njerëzit e mirë kanë shumë respekt

Për atdheun e të parëve, për popullin e vet.

Njerëzve të mirë s`u bëhet kurrë vonë

Ideali për liri më shumë i bashkon

Nuk janë persona që mashtrohen lehtë

E kuptojnë njeriun, kur edhe dy fjalë i flet.