NJËRI TJETRIN, SHIKONIM NË SY
mendja më shkoi vërdallë
fillova ta kujtoi rininë
harenë, gëzimet e dashninë!
Nuk kishim aq shumë para
vetura të shtrenjta, as celularë
veshnim rrobat e njëri tjetrit
të gjithë ishim, gati njësoj!
Shkonim e vinin mysafirë
në një pjatë, hanim ushqim
muhabeti e kishte hijeshinë
njëri tjetrin, shikonim në sy!
Dashnia, pati tjetër kuptim
e qiltër, mbështetur në besim
fjalë e dhënë, ishte mbishkrim
turpi e nderi, kishin një çmim!
Sot më thoni, vallë si jemi
pse humbi, besa e respekti
në shpirt kudo, ka hy interesi
çdo gjë çmohet, me vlerën e lekut!
Na mungon, harmonia e lezeti
me celularë, bëhet muhabeti
mashtrimi, dredhia e tradhtia
quhen aftësi e zotësi të lindura!
Më thuani, ju miqtë e mi
mos paskam, tepër nostalgji
kohë e shkuar e brezit tonë
ish më e mirë …
apo ndoshta, po gaboi!